E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka 5.340 vende të lira, ndërsa prej tyre 3.485 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 1.375 për të rregullt me bashkëfinancim, ndërsa 480 për studentë me korrespondencë. Afati i par i regjistrimit në USHT do të zgjasë deri më 19 gusht.
30.011 vende tė lira nė universitetet shtetėrore









Në universitetet shtetërore ka 30.011 vende për studentë të vitit të parë, nesër fillon afati i parë i regjistrimit

Në pesë universitetet shtetërore në Maqedoni nesër dhe pasnesër është afati i parë për regjistrim në vitin e parë për vitin akademik 2011/2012. Janë të lira gjithsej 30.011 vende, prej të cilave 17.447 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 8.453 vende për kuotën për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 4.111 vende për studentë me korrespondencë.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka 5.340 vende të lira, ndërsa prej tyre 3.485 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 1.375 për të rregullt me bashkëfinancim, ndërsa 480 për studentë me korrespondencë. Afati i par i regjistrimit në USHT do të zgjasë deri më 19 gusht.

Në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup ka 12.747 vende të lira për vitin e parë të studimeve. Prej tyre 6.892 janë për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 4.264 për të rregullt me bashkëfinancim të studimeve, ndërsa 1.591 vende të lira ka për studentë me korrespondencë.

Në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir ka 4.973 vende të lira - 2.429 për studentë të rregullt në kuotë shtetërore, 1.634 për të rregullt me bashkëfinancim dhe 910 për studentë me korrespondencë.

Universiteti "Goce Dellçev" në Shtip ka 6.651 vende - 4.441 në kuotën shtetërore për studentë të rregullt, 1.080 në kuotë për studentë të rregullt që do t'i bashkëfinancojnë studimet dhe 1.130 për me korrespondencë.

Në Universitetin për shkenca informatike dhe teknologji "Shën Apostull Pavle" në Ohër ka 300 v ende të lira - 200 në kuotë shtetërore dhe 100 me bashkëfinancim.

Studimet në kuotë shtetërore kushtojnë 200 euro në vit, ndërsa programet studimore të disperzuara për të gjithë studentët e rregullt është 100 euro. Participimi në kuotën për bashkëfinancim është e unifikuar dhe në të gjitha fakultetet është 400 euro në vit.

Kriter kryesor për selektimin e kandidatëve për regjistrim në ciklin e parë të studimeve është suksesi i arritur në arsimin e mesëm, sipas të cilit mund të fitojnë më së shumti 100 pikë - suksesi i përgjithshëm nga të gjitha lëndët merr pjesë me 60 për qind, ndërsa suksesi i arritur në maturën shtetërore me maksimum 40 për qind. Mënyrë e vlerësimit të pikëve dhe përllogaritjes së pikëve është shpjeguar në kushtet e konkurseve, të publikuara në ueb-faqet e universiteteve.

Afati i dytë i regjistrimit është më 1 dhe 2 shtator. Në fakultetet do të mbeten vende të lira do të ketë edhe afatë të tretë regjistrimi më 15 shtator, kur do të fillojë edhe viti i ri akademik

Publikuar: 15.08.2011 | 14:23
Lexuar: 529 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime