Si të arrihet deri në Shkup? Këtë pyetje shpeshherë e parshtrojnë udhëtarët të cilët zbresin në aeroportin Aleksandri i Madh. Linjë autobusi nuk ka, kështu që nuk ka se kush ti pret, ndaj u mbeten vetëm dy alternativa. Transporti me taksi ose marrja me qira e makinës nga agjencitë renta-kar.
Si të arrihet deri në Shkup? Këtë pyetje shpeshherë e parshtrojnë udhëtarët të cilët zbresin në aeroportin Aleksandri i Madh. Linjë autobusi nuk ka, kështu që nuk ka se kush ti pret, ndaj u mbeten vetëm dy alternativa. Transporti me taksi ose marrja me qira e makinës nga agjencitë renta-kar.
Nuk ka autobusë? Kur erdhëm morëm taksi, tani na solli partneri jonë. Nuk e dija se a ka autobusë. Po, kjo është shumë e çuditshme, thotë një udhëtarë.
Po vij nga qyteti ku nuk ta transport me autobus, por ne kemi transportin me metro, shtoi një tjetër udhëtarë anglishtfolës.
Me makinën tonë. Po të udhëtoja me autobus do të ishte më lirë. Na pengon, më mirë është që të ketë linjë autobusi, u shpreh një udhëtare nga Shkupi.
Këtu kam disa miq dhe ata vijnë të më marrin, por gjithsesi për qytetarët e Maqedonisë duhet që të ketë linjë autobusi ose ndonjë transport tjetër, u shpreh udhëtari mysafir.
Udhëtarët nëse arrijnë në aeroport me taksi duhet që të ndajnë 1.200 denarë. Kaq kushton transporti nga Shkupi deri atje. Për transport me makinë personale do të paguani tri herë më pak. Ekipi i Televizionit ALSAT-M për këtë linjë që është e gjatë 23 kilometra, në të dy drejtimet, shpenzoi diç më shumë se 400 denarë. Në këto mjete bëjnë pjesë 5 litra karburant, 70 denarë për taksë rrugore dhe 100 denarë për një orë parkim në aeroport.
Mirëpo, Shkupi edhe në të ardhmen do të mbetet qyteti i vetëm në rajon i cili nuk ka linjë të drejtpërdrejtë të autobusit deri në aeroportin më të afërt. Sipas kompetentëve, aplikimi i linjës nuk është i leverdishëm.
Të gjithë pajtohen se linja është e nevojshme, por lidhur me atë se kush duhet ta vendos, gishtin e drejtojnë drejt tjetrit. Drejtori i aeroportit, Orhan Ramadani thotë se kjo është nën kompetencën e Ndërmarrjes së Tranpsortit Publik. Ndërkaq, nga qyteti i Shkupit, nën kompetencën e të cilit është ndërmarrja publike e transportit thonë se linjën duhet ta mundësojë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, prej ku edhe krahas orvatjeve tona nuk morëm përgjigje.
Në ndërkohë, derisa kompetentët pohojnë se linja është e leverdishme, numri i udhëtarëve në aeroportin e Shkupit vazhdon të rritet. Vitin e kaluar u bartën më shumë se 650 mijë udhëtarë, kurse Maqedonia pret që këtë vit numri të rritet edhe më shumë.
Në orvatjen që të tërheqin turistë me spotin në televizionin amerikan CNN, vendi po promovohet si destinacion turistik. Këto ditë arritën edhe shumë tur-operatorë të huaj për ti shikuar potencialet turistike të vendit./Jane Dimeski/