E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Pranimi i tillë në rrethet politike do të shpallej si kapitullim. Shpresat tona janë që me qëndrim më të fortë, në ndonjë moment do të fitojmë ndarjen e veriut. Llogaritet në periudhën e disa viteve të ardhshme”, thotë burimi i “Alo”.
Serbia do ndarje, jo autonomi pėr veriun







Autonomia e veriut të Kosovës, oferta të cilës Serbisë i është ofruar disa herë, edhe këtë herë do të refuzohet, sepse Beogradi, sipas një burimi të “Alo” - të afërt me kreun shtetëror - llogaritë në ndarje të këtij territori nga Kosova, bën të ditur Telegrafi.

“Pranimi i tillë në rrethet politike do të shpallej si kapitullim. Shpresat tona janë që me qëndrim më të fortë, në ndonjë moment do të fitojmë ndarjen e veriut. Llogaritet në periudhën e disa viteve të ardhshme”, thotë burimi i “Alo”.

Oliver Ivanoviq, i ashtuquajturi sekretar i Ministrisë për Kosovën, nuk ka njohuri se Serbia i përmbahet kësaj strategjie.

“Është e vërtet se në disa qarqe përmendet ndarja e Kosovës si zgjidhje që të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet. Sidoqoftë, kjo nuk është strategjia jonë. Fillimisht, për shkak të Kushtetutës në të cilën Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë. Së dyti, përfolja e konceptit të tillë do të ishte fatale për serbët që jetojnë në jug të Ibrit. Dhe, përfundimisht, raporti i forcave në botë është i tillë saqë do të ishte e pamundur që diçka e tillë të ndodhte. Sidoqoftë, qëndrimet e tilla do ta komprometonin luftën e deritashme për Kosovën”, ka thënë ai për “Alo”.

Sipas tij, Beogradi do të vazhdojë të luftojë për tërë Kosovën, ndërsa veriu do të marrë një pozicion të veçantë, por vetëm në kuadër të Kosovës, që është “nën Kushtetutën e Serbisë”.

Burimi i “Alo” thotë se Beogradi zyrtar është i vetëdijshëm se për fuqitë perëndimore drama kosovare ka marrë fund, e këtë e dëshmon edhe përbërja e bashkëbiseduesve.

“Në terrenin e çështjeve të Kosovës, Perëndimi nuk e dërgon as ligën e dytë, por të tretën të politikanëve”, ka thënë burimi i “Alo”.

Publikuar: 16.08.2011 | 09:52
Lexuar: 405 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime