E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ramazani është një mundësi e mirë per ne për të bërë rivlerësimin e lidhjes sonë me ushqimin. Ai na mundëson të kuptojmë se çfarë mund të arrijmë pa ngrënë për disa orë dhe se trupat janë të aftë të funksionojnë me një sasi mesatare ushqimi.
Ramazani, mundėsia pėr tė rivlerėsuar lidhjen me ushqimin







Pejgambëri a.s., na ka paralajmëruar kundër nënshtrimit tonë ndaj dëshirave kur tha: „Frika ime më e madhe është tepria në lidhje me ngrënien dhe frika ime më e madhe për ju është grykësia e tepëruar në lidhje me stomakun dhe organet gjenitale, si dhe me prirjet që ju largojnë nga udha e drejtë.“ (Trans. Imam Ahmedi) Prandaj, duhet të hamë në atë sasi që është përfituese për ne dhe që na jep energjinë e duhur që të kryejmë veprat e adhurimit dhe të bindjes nda Zotit.

Ky koncept është theksuar në Kur’an, ku Allahu i madhërishëm thotë: „…hani e pini dhe mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë.“ (El Araf: 31)

Pra, ramazani është një mundësi e mirë per ne për të bërë rivlerësimin e lidhjes sonë me ushqimin. Ai na mundëson të kuptojmë se çfarë mund të arrijmë pa ngrënë për disa orë dhe se trupat janë të aftë të funksionojnë me një sasi mesatare ushqimi.

Atëherë, le të mos shqetësohemi për ushqimin që do të hamë kur të perëndojë dielli, porse të përnqëndrohemi në përsosjen e ibadeteve, në mënyrë që të shijojmë kënaqësitë e shumta që ofron ky muaj i bëgatë, e mbi të gjitha, dhuntitë e Xhennetit, pa u dashur të shqetësohemi për shëndetin apo për shtimin në peshë./breziiri/

Publikuar: 16.08.2011 | 13:00
Lexuar: 529 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime