Me ndryshimet të cilat i ka miratuar qeveria do të dihet saktë të drejtat dhe detyrimet e pronarëve të banesave si dhe detyrimet për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, të cilat shpesh uzurpohen dhe dëmtohen nga banues të pandërgjegjshëm.
Me ndryshimet në Ligjin për Strehim, Qeveria do të vendos rend në kaosin që ekziston në ndërtesat e banimit. Me ndryshimet të cilat i ka miratuar qeveria do të dihet saktë të drejtat dhe detyrimet e pronarëve të banesave si dhe detyrimet për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, të cilat shpesh uzurpohen dhe dëmtohen nga banues të pandërgjegjshëm.
Për herë të parë komunave u jepet kompetenca për ndërtimin e ndërtesave të banimit me fondet e tyre për të pastrehët, që ndryshe quhen banesa sociale, e drejtë kjo që deri tani ishte ekskluzivitet i qeverisë.
Me ndryshimet e propozuara komunave u jepet mundësia të krijojnë fonde për strehim, me të cilat do të ndikohet në zhvillimin dhe ndërtimin e objekteve për strehim, sigurimin e fondeve dhe huave për ndërtimin dhe shitjen e banesave, përkatësisht realizimin e programit për strehim, deklaroi Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Qeveria dëshiron të vendos rend edhe në ndërtesat e banimit, shumica e të cilave kanë dyer të thyera, muret e palyera, ndërsa pastërtia është nënë çdo nivel. Do të praktikohet modeli perëndimor i mirëmbajtjes së objekteve të banimit kolektiv. Banorët duhet të zgjedhin një administrues të ndërtesës ose duhet të lidhin kontratë me ndonjë kompani mirëmbajtëse, ndërsa financimi i mirëmbajtjes do të bëhet nga fondi rezervë që çdo ndërtesë do të jetë e obliguar ta krijojë.
Me këtë zgjidhje do të sigurohet mirëmbajtje më e mirë e ndërtesave të banimit , në përputhshmëri me standardet bashkëkohore. Ligji u mundëson pronarëve të banesave që në rast se nuk mund të zgjedhin mirëmbajtës, të krijojnë bashkësinë e pronarëve e cila do ti kryej punët e ndërtesës së banimit, theksoi Janakievski.
Me ndryshimet në Ligjin për Strehim, përfundimisht do të privatizohen edhe 3 mijë banesat në pronësi shtetërore, në tërë Maqedoninë, ndërsa afati i shitjes së tyre është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2010.
Naim Vrenezi