E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për të jashtmit, të gjithë programet që ligjërohen në gjuhën angleze kanë mundësi të regjistrohen të gjithë që vijnë nga jashtë Maqedonisë diku 15 për qind e strukturës së studentëve janë në gjuhën angleze. Kushtet e regjistrimit janë njëjtë si në universitetet tjera, atë që parasheh ligji për arsim të lartë”, d deklaroi Zamir Dika, Rektor I UEJL-së.
Dika: Interesim i lartė pėr studime nė UEJL










Universiteti i Evropës Juglindore, ka hapur dyert për maturantët të cilët do të vazhdojnë shkollimin e lartë.

Në këtë universitet sivjet në ciklin e parë do të regjistrohen rreth 1300 maturantë në pesë fakultete, ndërsa mbi 400 studentë do të regjistrohen në studime posdiplomike. Sipas rektorit të UEJL-së Zamir Dika, 15 për qind e numrit të përgjithshëm të vendeve janë ndarë për studentët e jashtëm.

“Planifikojmë të regjistrojmë nga 1100 deri në 1300 studentë në studimet e ciklit të parë, ndërsa në studimet e ciklit të magjistraturës do regjistrojmë nga 400 deri në 600 studentë.
Kjo është struktura e studentëve që korrespondojnë me standardin që ka UEJL.

Për të jashtmit, të gjithë programet që ligjërohen në gjuhën angleze kanë mundësi të regjistrohen të gjithë që vijnë nga jashtë Maqedonisë diku 15 për qind e strukturës së studentëve janë në gjuhën angleze. Kushtet e regjistrimit janë njëjtë si në universitetet tjera, atë që parasheh ligji për arsim të lartë”, d deklaroi Zamir Dika, Rektor I UEJL-së.
Dika: Interesim i lartë për studime në UEJL

Në dhjetëvjetorin e themelimit, UEJL ka shtuar edhe numrin e bursave që ndahen nga vetë universiteti në bashkëpunim me Fondacionin ‘Instituti shoqëri e hapur’ si dhe nga firmat private.

“Në afatin e parë të regjistrimit të gjithë ata që kanë konkurruar kanë të drejtë të aplikojnë edhe për 160 bursat që I ofron UEJL.

Tipat e bursave që mundëson universiteti janë bursat meritore dhe tjetra merita me nevojë financiare. Një risi kemi sivjet se në bashkëpunim me kompanitë kemi arritur të sigurojmë 20 bursa që japin kompanitë në Tetovë dhe Shkup dhe dëshiroj publikisht ti falënderoj kompanitë që u treguan aktive në këtë proces”. U shpreh Zamir Dika, rektor i UEJL-së.

Afati i parë i paraqitjes për regjistrim do të zgjasë deri të premten e kësaj jave, ndërsa afatet tjera do caktohen në varësi nga shpallja e rezultateve të maturës shtetërore. Rektori Dika thotë se interesimi i deritanishëm është i kënaqshëm, ndërsa theksoi se çmimet për një vit akademik, janë të njëjta me ato të vitit të kaluar.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 16.08.2011 | 17:52
Lexuar: 577 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime