E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Operacionet e kërkimit janë shtrire në nje siperfaqe te konsiderueshme duke perfshire edhe në lumenjtë e zonës, ku një tjetër pistë e mundshme është edhe ajo e hedhjes së kokës në lumenjtë e zonës, me qëllim humbjen e gjurmëve.
Vrasja makabre nė Korēė, i akuzuari: E vranė tre tė tjerė







“Tre persona e rrembyen dhe ato e masakruan Liljanen. Nuk e kam vrare une ate”. Me keto fjale u mbrojt perpara gjykates ne seancen per caktimin e mases se arrestit, 84- vjeçari Gaqo Dumka, i arrestuar per vrasjen e 42- vjeçares Liljana Arapi, trupi i masakruar i se ciles u gjet disa dite me pare ne vendin e grumbullimit te mbeturinave ne Ravonik.

Por pretendimet e tij per pafajesi nuk e binden gjykaten e cila vendosi lenien e tij ne burg pa afat deri ne perfundimin e plote te hetimeve per masakren. Ne perballjen me togat e zeza, i moshuari nuk ka pranuar akuzen e vrasjes se 42- vjeçares Arapi, duke deklaruar se ajo u masakrua nga 3 persona te tjere.

Në Korçë ende vazhdojnë kërkimet për të gjetur kokën e Liljana Arapit, gruas 42- vjeçare, trupi i së cilës u gjet i masakruar mëngjesin e 12 Gushtit. Policia dyshon se koka e gruas mund të jetë fshehur nga 84- vjeçari, Gaqo Dumka, i arrestuar si autor i krimit makabër, duke vazhduar kërkimet brenda banesës ku ka ndodhur vrasja.

Operacionet e kërkimit janë shtrire në nje siperfaqe te konsiderueshme duke perfshire edhe në lumenjtë e zonës, ku një tjetër pistë e mundshme është edhe ajo e hedhjes së kokës në lumenjtë e zonës, me qëllim humbjen e gjurmëve.

Pas ngjarjes makaber, hetuesit kane siguruar prova të shumta që akuzojnë 84-vjeçarin Gaqo Dumka si vrasës të 42- vjeçares Liljana Arapi, por nuk jane përjashtuar as pista të tjera. Fillimisht Dumka pranoi fajësinë, por pas rimarrjes në pyetje, i moshuari ka mohuar të ketë kryer krimin, dhe aluduar se kishin qenë persona të tjerë që kishin hyrë në banesë, kishin kryer vrasjen dhe kishin marrë kokën me vete.

Mbi 20 persona kane dhenen deshmine e tyre ne polici per zbardhjen e ngjarjes qe tronditi mbare opinionin.

Publikuar: 17.08.2011 | 14:30
Lexuar: 596 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime