E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti francez, Nikolas Sarkozy tha se dy vendet do të propozojnë një organ qeverisës të Eurozonës, përfshirë presidentin me mandat prej dy vitesh e gjysëm, për të rikthyer besimin e tregut.
Barroso mirėpret qeverisjen ekonomike pėr Eurozonėn









Presidenti i Komisionit Evropian , Hose Manuel Barroso, ka mirëpritur vendimet e rëndësishme të marra gjatë samitit mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Nicolas Sarkozy për qeverisjen e Eurozonës.

“Propozimet e presidentit francez dhe të kancelares gjermane, sidomos ai i një qeverisjeje ekonomike për Eurozonën, përbëjnë një kontribut politik të rëndësishëm të dy ekonomive të mëdha të kësaj zone në debatin dhe përpjekjet që po bëhet lidhur me këto çështje”, theksoi Barros.

Franca dhe Gjermania, kanë rënë dakord për të paraqitur propozimet e tyre në shtator, për taksa në transaksionet financiare dhe për qeverisje të përbashkët të politikës ekonomike.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozy tha se dy vendet do të propozojnë një organ qeverisës të Eurozonës, përfshirë presidentin me mandat prej dy vitesh e gjysëm, për të rikthyer besimin e tregut.

Kreu i Francës tha se organi i ri do të përbëhet nga kryetarët dhe kryeministrat e të gjitha vendeve të Eurozonës, të cilët do të takohen dy herë në vit. Ai sugjeroi se lideri i parë duhet të jetë presidenti aktual i BE-së, Herman Van Rompuj.

Publikuar: 17.08.2011 | 05:39
Lexuar: 524 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime