E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas gazetës mundësia për zbulimin e Maqedonisë të panjohur deri tani hapet me linjën e drejtpërdrejt ajrore mes Londrës dhe Shkupit, kryeqyteti i shtetit, që e mban kompania për fluturime me buxhet të ulët "Viz Er".







- Maqedonia, e cila ndoshta deri tani është shumë mirë e njohur me lidhjet e saj me Aleksandrin e Madh, Nënën Terezë dhe rreth kontestit me emrin që e ka shteti me Greqinë fqinje, rrallë është prezente në hartën kryesore turistike si destinacion interesant dhe i dëshiruar, shkruan gazeta londineze "Dejli Telegraf".

Në rrëfimin për hapjen e publikut britanik drejt rajonit të Ballkanit ku veçanërisht përqendrohet në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni, gazeta thotë se shteti jonë edhe pse deri tani është lënë anash nga udhëtimet kryesore turistike ka shumë gjëra që mund t'ua tregoj mysafirëve të huaj. Kjo para se gjithash, ka të bëjë me Ohrin, qendër dhe qytet i njohur turistik që është vendosur nën mbrojtjen e UNESKO-s, si një nga trashëgimitë kulturore botërore dhe liqeni në të cilin gjendet ky qytet i vjetër.

Sipas gazetës mundësia për zbulimin e Maqedonisë të panjohur deri tani hapet me linjën e drejtpërdrejt ajrore mes Londrës dhe Shkupit, kryeqyteti i shtetit, që e mban kompania për fluturime me buxhet të ulët "Viz Er". Mungesa e linjës ajrore të drejtpërdrejtë mes dy shteteve deri tani është theksuar si pengesa më e madhe për intensifikimin e bashkëpunimit turistik, si dhe për ardhjen e britanikëve në udhëtim apo për pushim në Maqedoni.

Përfaqësuesja e firmës "Tripaduajzer", Ema O'Bojl për "Dejli Teegraf" thotë se tashmë ka interes të madh për hulumtimin e Maqedonisë që në krahasim me vitet e kaluara është rritur për 48 për qind.

Në Britaninë e Madhe hulumtohet pas destinacioneve të ardhshme më të rëndësishme për udhëtime turistike, me ç'rast është përfshirë edhe Ballkani, e veçanërisht shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria, destinacione që deri para disa viteve nuk ishin përmendur as si opsione për udhëtim.

"Ne në "Tripaduajzer" kemi njohuri për interes të rritur për shkuarje në vendet siç janë Maqedonia apo Ruanda, për shembull që tregon se britanikët dalë ngadalë kthehen drejt diçkaje tjetër në zgjidhjen e destincionit për pushime që nuk kanë të bëjnë vetëm me plazhin dhe rrezitjen" deklaroi për "Dejli Telegraf", Ema O'Bojl.

Publikuar: 17.08.2011 | 14:44
Lexuar: 603 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime