E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Dëgjuam pakënaqësitë e fansave dhe na vjen mirë që u lajmëruam për këtë gjë. Duke parë rrethanat jemi dakord që edhe pse Kiss ishte një nga grupet e preferuara të Michael, ta heqim nga lista e të ftuarve”, u shpreh Chris Hunt, organizatori i koncertit.
Kiss nuk pranohen nė homazhin pėr Michael Jackson 17/08/2011 12:00











Banda e rokut ‘Kiss’ nuk do të pranohet në koncertin që do të mbahet për nder të Michael Jackson në Britaninë e Madhe sepse lideri i grupit, Gene Simmons, e ka quajtur pedofil këngëtarin në deklarata të mëparshme.

Ky vendim erdhi pas ankesave të shumta të fansave të Michael Jackson.

“Dëgjuam pakënaqësitë e fansave dhe na vjen mirë që u lajmëruam për këtë gjë. Duke parë rrethanat jemi dakord që edhe pse Kiss ishte një nga grupet e preferuara të Michael, ta heqim nga lista e të ftuarve”, u shpreh Chris Hunt, organizatori i koncertit.

61-vjeçari Simmons kishte akuzuar Jackson për abuzime me fëmijët, kur këngëtari u përfshi në skandal. Në vitin 2005, Michael Jackson u shpall i pafajshëm për akuzën e përdhunimit të një të mituri në shtëpinë e tij.

Koncerti “Michael Forever” do të mbahet më 8 tetor në Kardif të Uellsit.

Publikuar: 17.08.2011 | 15:03
Lexuar: 411 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime