E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sarkozi dhe Merkel mëtej theksojnë se "Eurogrupi i ministrave të financave duhet të përforcohet".
Sarkozi dhe Merkel zyrtarisht kėrkuan nga Van Rompuj tė bėhet kryetar i eurozonės











Presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në letrën të cilën sot ia kanë dërguar Herman Van Rompujit, kërkuan nga ai që të bëhet kryetar i eurozonës, në pajtim me atë që e paralajmëruan në konferencën e djeshme për shtyp.

Në letër, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, Sarkozi dhe Merkel i shkruajnë kryetarit të BE-së, se shtatëmbëdhjetë "shefat e shteteve dhe të qeverive të eurozonës do të zgjedhin kryetarin e tyre me mandat prej dy vite e gjysëm".

"Ne e shprehim dëshirën tonë që ju të mundeni ta ushtroni këtë detyrë", qëndron në letër.

Sarkozi dhe Merkel mëtej theksojnë se "Eurogrupi i ministrave të financave duhet të përforcohet".

"Euroja është themel i suksesit tonë ekonomik dhe simbol i bashkimit politik të kontinentit", shkruajnë Sarkozi dhe Merkel. Ata gjithashtu shtojnë se në pajtim me vendimin e tyre të miratuar në samitin e mbrëmshëm në Pallatin e Eliseut, Franca dhe Gjermania propozojnë "përforcim edhe më të madh të eurozonës, në korniza të marrëveshjeve ekzistuese".

Publikuar: 17.08.2011 | 07:40
Lexuar: 500 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime