Në shkollat e mesme të artit ka vende për 126 nxënës (70 për mësim në gjuhën shqipe dhe 56 në gjuhën maqedonase). Në gjimnazin sportiv "Metodija Mitevski-Brico" në Shkup ka 25 vende të lira (për 19 nxënës në gjuhën shqip dhe 6 në gjuhën maqedonase).
Në shkollat ku kanë mbetur vende të lira pas dy paraqitjeve në qershor, nesër është afati i dytë, i gushtit për regjistrim të nxënësve në vitin e parë të arsimit të mesëm.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, janë të lira 15.415 vende dhe ka në të gjitha komunat në Maqedoni. Prej tyre, 3.951 vende ka në arsimin gjimnazist, (1.166 vende për mësim në gjuhën shqipe, 2.543 në gjuhën maqedonase, 203 në gjuhën turke, 34 në gjuhën serbe dhe pesë për përsëritës).
Në shkollat e mesme profesionale të lira janë 11.313 vende (4.018 për mësim në gjuhën shqipe, 6.892 në gjuhën maqedonase, 336 në gjuhën turke dhe 67 vende për përsëritës).
Në shkollat e mesme të artit ka vende për 126 nxënës (70 për mësim në gjuhën shqipe dhe 56 në gjuhën maqedonase). Në gjimnazin sportiv "Metodija Mitevski-Brico" në Shkup ka 25 vende të lira (për 19 nxënës në gjuhën shqip dhe 6 në gjuhën maqedonase).
Rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të shpallen më 19 gusht.
Konkursi për vitin 2011/2012 ofron 35.349 vende të lira në 1.041 paralele. janë 10.000 vende më shumë nga numri i përgjithshëm i nxënësve që kanë kryer tetëvjeçaren (25.152 sipas të dhënave të MASH-it)