"Biseduam për profesionalizmin dhe reformat e Armatës të cilat janë kyçe për integrimet euroatlantike. Konkluduam se kontinuiteti duhet të vazhdojë dhe me sukses të kalohen sfidat e reja", tha Besimi, duke theksuar se komunikimi me ministrat paraprak do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ministri i ri i Mbrojtjes, Fatmir Besimit në kuadër të shënimit të 18 Gushtit, Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, sot në Shkup u takua me paraardhësit e tij të cilët e ushtronin funksionin gjatë 20 viteve të kaluara.
"Me takimin e të gjithë ministrave të deritanishëm të mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dëshiroj t'i japim rëndësi plotësuese shënimit të nesërm të Ditës së ARM-së që do të mbahet në Ohër. Pres që kjo në të ardhmen të bëhet traditë", tha ministri Besimi.
Takimi që po ndodh në periudhën kur përgatitet Programi kombëtar për anëtarësim në NATO për vitin e ardhshëm, theksoi, ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për ndarjen e përvojave me paraardhësit e tij.
"Biseduam për profesionalizmin dhe reformat e Armatës të cilat janë kyçe për integrimet euroatlantike. Konkluduam se kontinuiteti duhet të vazhdojë dhe me sukses të kalohen sfidat e reja", tha Besimi, duke theksuar se komunikimi me ministrat paraprak do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
I pyetur nëse zvogëlimi i buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes mund të ndikojë në integrimet e NATO-s, ministri Besimi tha se për realizimin e reformave janë të nevojshme mjete adekuate financiare.
"Tani është periudha kur planifikohet buxhetimi. Një prej sfidave do të jetë rritja e buxhetit për mbrojtje në pajtim me nevojat dhe reformat e domosdoshme për integrime në NATO dhe BE. Në kuadër të Programit afatgjatë kemi planifikuar në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2020 buxheti të arrijë 2,1 për qind nga BPV-ja dhe do të përpiqemi që këtë ta arrijmë", theksoi Besimi.
Ministri i parë i Mbrojtjes i Maqedonisë, Trajan Gocevski theksoi se ministri Besimi tregoi virtyt që t'i mbledhë të gjithë ish-ministrat në një vend dhe t'i dëgjojë mendimet e tyre.
"Prioritet i Maqedonisë mbetet hyrja në NATO për çka të gjithë jemi unik. Nga të gjitha ministrat e deritanishëm u konkludua se ARM-ja punoi më së shumti dhe me këtë kontribuoi për misionet e tona paqeruajtëse ndërkombëtare dhe për vlerësimet pozitive nga NATO me ç'rast e rriti rejtingun e Republikës së Maqedonisë si shtet i cili në mënyrë aktive punon në integrimet euroatlantike", theksoi Gocevski.
Konstatuam se ka disa prioritete, shtoi, siç janë anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO, buxheti për mbrojtjen në mënyrë adekuate logjistike ta ndihmojnë Armatën dhe Ministrinë për realizimin e reformave të parapara, të mbahet kondicion i misioneve ndërkombëtare, të përmirësohet prezantimi i reformave për integrimet euroatlantike para opinionit të Maqedonisë dhe të saktësohen benefitet të cilat Maqedonia do t'i marrë nga integrimet.