Në garat sportive fitues është shpallur Shkolla Fillore Bajram Shabani-Kondovë me gjithsej 9 medalje, në vendin e dytë është plasuar shkolla fillore Faik Konica nga fshati Radushë, ndërsa vendin e tretë e ndajnë shkolla fillore Ibe Palikuqa nga fshati Bojanë dhe shkolla Fillore Dituria nga Saraji me nga pesë medalje.
Ka përfunduar me sukses Olimpiada shkollore Saraj 2009në të cilën morën pjesë të gjithë shkollat fillore që gravitojnë në Komunën e Sarajit.
Në garat sportive fitues është shpallur Shkolla Fillore Bajram Shabani-Kondovë me gjithsej 9 medalje, në vendin e dytë është plasuar shkolla fillore Faik Konica nga fshati Radushë, ndërsa vendin e tretë e ndajnë shkolla fillore Ibe Palikuqa nga fshati Bojanë dhe shkolla Fillore Dituria nga Saraji me nga pesë medalje.
Fitues në futboll është shpallur shkolla fillore Faik Konicanga fshati, Radushë, ndërsa në Volejboll për femra shkolla fillore Dituria nga fshtai Rashçe. Fituese në garat e diturisë është shpallur shkolla fillore Dituria nga Saraji.
Kryetrai i Komunës, Blerim Bexheti i cili i ka ndarë shpërblimet për fituesit e Olimpiadës Saraj 2009 në fjalimin e tij është shprehur se Komuna që drejton ai gjithmonë do të mbetet e hapur për arsimin dhe sportin. Ai ka premtuar se vitin e ardhshëm do të bëjë çmos që Komuna e Sarajit të jetë orgaizatore e e Olimpiadës e cila do të ketë karakter Rajonal ku nxënësit e më shumë rajoneve do të mund t'i matin dituritë e tyre.
Komuna e Sarajit për të gjithë fituesit e shpërblimeve ka organizuar ekskursion dyditor në qytetin e Strugës