Në mbledhjen e nesërme nuk do të shqyrtohen dosjet e katër akademikëve të cilët dyshohen se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, për shkak se këto dosje tashmë janë në procedurë e sipër.
Komisioni për verifikimin e fakteve nesër në seancën e rregullt do të nisë procedurën për 20 ish funksionarë të cilët dyshohet se në të kaluarën kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete.
Në mesin e tyre ka ish gjykatës, ish drejtorë, ish politikanë dhe ish funksionarë të tjerë. Kështu njoftoi kryetar i Komisionit për Lustrim Tome Axhiev.
Në mbledhjen e nesërme nuk do të shqyrtohen dosjet e katër akademikëve të cilët dyshohen se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, për shkak se këto dosje tashmë janë në procedurë e sipër.
Ne u informuam nga Arkivi shtetëror se emrat e katër akademikëve përmenden në dokumentet e Arkivit. Procedura ka filluar dhe disa nga anëtarët e komisionit i kanë shqyrtuar ato dokumente tashmë, ka theksuar Axhiev.
Ai njoftoi se së shpejti do të fillojnë të bëhen pastrime spiunësh edhe në radhët e gazetarëve duke filluar nga ata të shërbimit shtetëror, por për këtë kategori akoma nuk është ngritur procedurë. Deri tani si ish-bashkëpunëtorë të sigurimeve sekrete kanë rezultuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski, këshilltari në qytetin e Shkupit Sllobodan Ugrinovski dhe drejtori i Fondacionit Instituti Shoqëri e Hapur Vlladimir Millçin.
(Gjyltene Rexhallari, Alsat-M)