E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Henri Munjoz nga forcat ajrore braziliane deklaroi se në mesin e nëntë personave që i kanë gjetur shpëtimtarët e tyre ka pasur katër femra dhe katër meshkuj, përderisa viktimës së nëntë nuk mund t`ia përcaktojnë gjininë.
Nxirren 15 trupa tė viktimave tė Erbas-it francez









Ekipet shpëtimtare sot vazhdojnë hetimin pas trupave të udhëtarëve të vdekur të Erbas-it francez, i cili para një jave u rrëzua në Oqeanin Atlantik.

Dje janë nxjerrë madje 15 kufoma, por autoritetet braziliane nuk zbulojnë detaje për personat që janë nxjerrë të fundit nga uji.

Kufomat janë gjetur rreth 800 kilometra në juglindje të ishullit brazilian Fernando de Noronha, ndërsa supozohet se në afërsi të këtij vendi është rrëzuar aeroplani.

Henri Munjoz nga forcat ajrore braziliane deklaroi se në mesin e nëntë personave që i kanë gjetur shpëtimtarët e tyre ka pasur katër femra dhe katër meshkuj, përderisa viktimës së nëntë nuk mund t`ia përcaktojnë gjininë.

Sipas burimeve të njëjtë, në det janë gjetur dy sedile të aeroplanit, mbetje të aeroplanit me shenjën Er Frans, si dhe pjesë tjera.
Hetimi tregoi zbulimin e pjesëve të krahut të aeroplanit, si dhe qindra dokumente të ndryshme personale të udhëtarëve.

Publikuar: 08.06.2009 | 16:04
Lexuar: 515 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime