Edicioni i sivjetmë i festivalit do të zhvillohet nga 23 deri më 26 tetor në Tetovë. Në kuadër të aktiviteteve është paraparë edhe organizimi i orëve letrare, promovime të librave të autorëve të ndryshëm, vizita në monumente kulturore e historike në qytet e të tjera.
Përgatitjet për edicionin e 12të të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë "Ditët e Naimit" kanë filluar, bëri të ditur në takimin me gazetarët drejtori i këtij festivali Shaip Emërllahu, duke shtuar se tashmë është traditë që juria prej tre anëtarëve një muaj para fillimit të festivalit të emërojë edhe fituesin e çmimit "Naim Frashëri".
Këtë vit çmimi më prestigjioz do t'i takojë poetit nga Maroku Abdulatif Laabi, që shkruan në gjuhën frënge dhe që njëkohësi sht do të jetë edhe anëtar nderi i festivalit.
"Përzgjedhja e fituesit të çmimit "Naim Frashëri" është bërë në bazë të vullnetit të mirë të jurisë dhe anëtarëve të tjerë të festivalit, të cilët kanë propozuar që Abdulatif Laabi t'i ndahet ky çmim. Ka pasur edhe propozime të tjera, por juria në bashkëpunim me disa anëtarë nderi të festivalit është përcaktuar për poetin nga Maroku", theksoi Agron Tufa, kryetar i jurisë.
Edicioni i sivjetmë i festivalit do të zhvillohet nga 23 deri më 26 tetor në Tetovë. Në kuadër të aktiviteteve është paraparë edhe organizimi i orëve letrare, promovime të librave të autorëve të ndryshëm, vizita në monumente kulturore e historike në qytet e të tjera. Edhe pse ka ende kohë deri në fillimin e festivalit, ardhjen në Tetovë tashmë e kanë konfirmuar poetë nga 35 vende të ndryshme të botës .
Skena e edicionit të 12të të këtij festivali do të përgatitet nga piktori i njohur Savash Veliu, i cili të njëjtën gjë e ka bërë edhe në disa nga edicionet e mëparshme të festivalit. I gjithë aktiviteti do të zhvillohet në Qendrën e Kulturës në Tetovë.