E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ne si udhëheqësi e Universitetit jemi të kënaqur me nivelin e interesimit të studentëve dhe vlerësojmë se me realizimin e të gjitha afateve për regjistrim do të plotësohen të gjitha vendet për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet deridiplomike, të parapara për vitin akademik 2011/2012” tha sot Selam Sulejmani
Nė USHT gjatė dy ditėve tė para tė regjistrimit aplikojnė 3000 kandidatė









Udhëheqësia e Universitetit Shtetëror të Tetovës është e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të studentëve, në afatin e parë ,që ka filluar më 16 gusht. Po rikonfirmojmë edhe njëherë interesimin e konsiderueshëm të studentëve të rinj për të vazhduar studimet deridiplomike në Universitetin tonë, theksoi në konferencën e sotme për shtyp, Selam Sulejmani, Përgjegjës i Zyrës për Informim.

“Deri më tani, në të gjitha Fakultetet dhe Programet studimore janë paraqitur për regjistrim rreth 3000 studentë të rinj dhe ky proces zhvillohet me efikasitet profesional në të gjitha fakultetet dhe qendrat e vendit ku Universiteti ynë e ka shtrirë veprimtarinë e tij akademike.

Ne si udhëheqësi e Universitetit jemi të kënaqur me nivelin e interesimit të studentëve dhe vlerësojmë se me realizimin e të gjitha afateve për regjistrim do të plotësohen të gjitha vendet për regjistrimin e studentëve të rinj në studimet deridiplomike, të parapara për vitin akademik 2011/2012” tha sot Selam Sulejmani

Po ashtu ai bëri të ditur se për këtë vit, me qëllim të zgjerimit të ofertës sonë akademike për të gjithë qytetarët, në studimet e disperzuara kemi përfshirë edhe programe të reja studimore.
Në studimet e disperzuara në Shkup, për herë të parë kemi hapur programin studimor të Biologjisë, Kimi-Fizikës, Matematikës, Informatikës, Psikologjisë dhe të Ekonomisë.

Në qytetin e Kumanovës dhe Kërçovës, për herë të parë këtë vit akademik do të regjistrojmë studentë të rinj në programin studimor Gjuhë dhe Letërsi Angleze, ndërsa në Strugë kemi hapur programin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane.

Është me rëndësi të theksohet se ditën e djeshme e kemi publikuar edhe Konkursin për transferimin dhe regjistrimin e studentëve në fakultetet dhe njësitë akademike të USHT-së, për vitin akademik 2011/2012.

Në kuadër të këtij konkursi të drejtë transferimi brenda njësive akademike të USHT-së kanë të gjithë studentët që kanë indeks të USHT-së dhe studentë nga jashtë, transferimi nga institucionet tjera të arsimit sipëror, respektivisht universitetet tjera.

Me realizimin e konkurseve të lartpërmendura, por edhe të konkursit për regjistrimin e studentëve në studimet e ciklit të dytë, të studimeve të magjistraturës, këtë vit presim të rritet dukshëm numri i përgjithshëm i studentëve në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Përndryshe, në kuadër të USHT-së, në të gjitha fakultetet dhe programet studimore, në vitin akademik 2011/2012, do të pranohen gjithsej 5340 studentë të rinj, prej të cilëve, 3485 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1375 studentë të rregullt me vetëfinancim dhe 480 studentë me korrespodencë.

Publikuar: 18.08.2011 | 05:30
Lexuar: 641 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime