E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I shfaqur deri tash në disa festivale prestigjioze, a u cilësua për vlerat e larta artistike dhe dy nga aktorët e rinj ishin afër çmimit të parë, por në fund mori Ariun e argjendtë të Berlinales, për skenarin më të mirë.
“Falja e gjakut” shkon nė Toronto
Ndërsa mediat botërore njoftojnë se Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Toronto (Kanada) do të vërshehet nga yjet botërore të kinematografisë, bëhet e ditur se në këtë festival shkon edhe filmi “Falja e gjakut”, i regjisorit amerikan Joshua Marston, sipas skenarit të Joshua Marston e Andamion Murataj.

Filmi “Falja e gjakut”, ndonëse është bashkëprodhim amerikan, shqiptar, danez e italian, ka temë shqiptare (gjakmarrjen, por jo si etnografi), i tëri është në gjuhën shqipe dhe në të luajnë vetëm aktorë shqiptarë - të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, dhe është xhiruar vitin e kaluar në ambiente autentike, në periferi të Shkodrës.

I shfaqur deri tash në disa festivale prestigjioze, a u cilësua për vlerat e larta artistike dhe dy nga aktorët e rinj ishin afër çmimit të parë, por në fund mori Ariun e argjendtë të Berlinales, për skenarin më të mirë.

Në film luajnë Tristan Halilaj, Sindi Laçej, Refet Abazi, Ilire Vinca-Çelaj e Çun Lajçi.

Festivali i Torontos zhvillohet nga data 8 deri më 18 shtator.

“Falja e gjakut” shkon atje jo pa ambicie. Ai konkurron me fituesit e festivaleve të filmit të Kanës e të Berlinit.

Merret vesh se premiera e këtij filmi do të shfaqet në Tiranë, Shkodrë e Prishtinë po ashtu gjatë muajit shtator.

Publikuar: 18.08.2011 | 15:56
Lexuar: 610 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime