E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ne duhet të mbajmë përgjegjësi gjithnjë e më të rëndësishme. Kjo është një dëshirë e përbashkët e popullit të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të donim të punojmë me ju për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona të mëdha", tha Jinping.
Bajden: SHBA dhe Kina mbajnė ēelėsin e ekonomisė



Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, i tha homologut kinez se "mirëqenia globale ekonomike mbështetet në gjetjen e gjuhës së përbashkët ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës".

Bajden i bëri këto komente në Pekin, ku ka diskutuar planet e Shteteve të Bashkuara për reduktimin e deficitit - një përpjekje kjo për të zvogëluar shqetësimet e Kinës.

Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan, me rreth 1.17 trilion dollarë bono.

Zëvendëspresidenti kinez, Ksi Jinping, kërkoi angazhim më të madh për "bartjen e përgjegjësive të përbashkëta".

"Ne duhet të mbajmë përgjegjësi gjithnjë e më të rëndësishme. Kjo është një dëshirë e përbashkët e popullit të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara. Ne do të donim të punojmë me ju për të promovuar zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona të mëdha", tha Jinping.

Bajden ka takuar edhe kreun parlamentar, Vu Banguo, ndërsa në konferencën e përbashkët me gazetarë tha:

"Shpresoj se kjo nuk do të tingëllojë shoviniste në vendet e tjera, por suksesi ynë do t'i sjellë dobi gjithë botës".

"Si dy ekonomitë më të mëdha në botë, në momentin kur rrethanat ekonomike botërore janë në ankth, unë mendoj se ne mbajmë çelësin jo vetëm për prosperitetin tonë, por për të gjeneruar zhvillim dhe vende pune në mbarë botën", tha Bajden.

Publikuar: 18.08.2011 | 16:35
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime