E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vlen të përmendet se në drejtimin e mjekësisë së përgjithshme, me mësim në gjuhen shqipe është plotësuar numri që nga afati i parë dhe nuk ka asnjë vend të lirë.
Nė rrjedhė, afati dytė i regjistrimit nė shkollat e mesme



Në të gjitha shkollat e mesme të Komunës së Gostivarit, sot ka nisur afati i dytë i regjistrimit të nxënësve në vit të parë, për vitin shkollor 2011/2012 dhe ai rrjedh pa vështirësi.

Në shkollat e mesme publike në Gostivar, ka gjithsej 1275 vende të lira në të tri gjuhët mësimore. Me mësim në gjuhën shqipe janë 640 vende të lira , me mësim në gjuhen maqedonase 439 dhe në gjuhën turke 196.

Në SHMK "Gostivar" janë gjithsej 299 vende të lira, prej të cilave 213 në gjimnaz dhe 86 në drejtimet e mjekësisë. Sipas gjuhëve mësimore në SHMK, për mësim në gjuhen shqipe ka 168 vende të lira, në gjuhën maqedonase 45 dhe në atë turke 86. Vlen të përmendet se në drejtimin e mjekësisë së përgjithshme, me mësim në gjuhen shqipe është plotësuar numri që nga afati i parë dhe nuk ka asnjë vend të lirë.

Në SHMEK "Gostivar", respektivisht në shkollën ekonomike, janë gjithsej 244 vende të lira në profile të ndryshme, prej të cilave me mësim në gjuhën shqipe 101, në gjuhën maqedonase 118 dhe në atë turke 25.

Në SHMTK "Gostivar", gjegjësisht shkollën teknike, janë gjithsej 732 vende të lira në të gjitha profilet mësimore, edhe atë me mësim në gjuhen shqipe 371, gjuhën maqedonase 276 dhe në gjuhën turke 85.

Të dhënat nga terreni flasin se të gjitha shkollat janë të përgatitura për mbarëvajtjen e procesit të regjistrit të nxënësve në vitin e parë, si dhe disponojnë kuadër të mjaftueshëm arsimor dhe i përmbushin kushtet e nevojshme hapësinore për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor në vitin e ri shkollor 2011/2101.

Publikuar: 18.08.2011 | 17:36
Lexuar: 683 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime