Në seancën e djeshme qeveria i dha dritë jeshile edhe plan-veprimit me të cilin angazhohen 5 ministritë kyçe në realizimin e rekomandimeve të BE-së; Ministria e Brendshme, e Drejtësisë, Shoqërisë Informatike, Pushtetit Lokal dhe Sekretariatit për Implementimin e MO-së.
Ministrat shqiptarë folën shqip sot në komisionet parlamentare, si rezultat i ndryshimeve të fundit në ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Akullin e theu zv/kryeministrja për euro-integrime Teuta Arifi e cila shpalosi para komisionit për çështje evropiane, planin afatshkurtër që duhet realizuar me qëllim që Maqedonia më 12 tetor të marrë raport pozitiv nga BE.
Sipas Arifit, pjesa më e madhe e rekomandimeve të Brukselit janë në realizimin e sipër, ndërsa të tjerat janë në fazën përfundimtare.

(alsat-m)