Saraçini theksoi se Ministria e Ekonomisë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do t'i dërgojë informatë për ratifikimin e marrëveshjes midis dy vendeve në pjesën e evitimit të tatimit të dyfishtë, për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim në standardizimin, për pjesëmarrjen e kompanive vendore në panaire, si dhe për hapjen e hapësirëse deponuese jashtë vendit që do ta shfrytëzonin kompanitë vendore.
Takim i ministrave të ekonomisë së Maqedonisë dhe Kosovës
- Kompanitë vendore duhet të gjejnë mënyrë se si të pozicionohen në tregun kosovar që prodhimet e tyre të jenë konkurrente, vlerësoi ministri i Ekonomisë Valon Saraçini pas takimit në Shkup me kolegun e tij kosovar Besim Beçaj.
Ai theksoi se masat eventuale që do të ndërmerreshin në këtë drejtim do të ishin në pajtim me Marrëveshjen me CEFTA-n dhe Marrëveshjen për bashkëpunim të ndërsjellë dhe bashkëpunim ekonomik me Kosovën.
"Si vende veçmë disa vite më parë kultivojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore ekonomike dhe politike me tendencë që të thellohen dhe pasurohen me projekte dhe aktivitete të përbashkëta. Takimet gjithnjë e më të shpeshta të biznesmenëve nga të dy vendet, siç është kjo e sotmja e inicuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, si dhe bashkëpunimi midis institucioneve na jep të drejtë të presim efekte pozitive edhe në të ardhmen", tha ministri Saraçini.
Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do t'i dërgojë informatë për ratifikimin e marrëveshjes midis dy vendeve në pjesën e evitimit të tatimit të dyfishtë, për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim në standardizimin, për pjesëmarrjen e kompanive vendore në panaire, si dhe për hapjen e hapësirëse deponuese jashtë vendit që do ta shfrytëzonin kompanitë vendore.
Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik tha se masat për reciprocitet që i vendosi Qeveria kosovare nuk janë në dëm të askujt dhe se qëllimi i tyre është të vendoset qeverisja e të drejtës dhe kontrolli i gjihë territorit.
"Serbia me miratimin e vendimit për reciprocitet humb 500 milionë euro. Vendimi nuk është miratuar me shpejtësi, por kur u pa se nuk ka më kurrfarë mekanizmash të tjerë për mbrojtje të tregut. Ajo mbështetet në shumë analiza dhe është rezultat i konsultimeve me faktorin ndërkombëtar dhe partnerët nga rrethimi", tha Beçaj.
Ai theksoi se kanë biseduar për eliminimin e barrierave jotarifore të cilat, siç theksoi, do ta lehtësojnë biznesin me çka prodhimet do të bëhen konkurrente dhe do ta marrin vendin e tyre në tregun kosovar.
Në takimin e sotëm është bërë fjalë edhe për bashkëpunimin në pjesën e energjetikës, për përforcimin e konkurrencës së dy ekonomive, për projektet e përbashkëta të cilat janë në vijim dhe për të rejat që do të pasojnë në të ardhmen.
Kosova është partneri i shtatë tregtar i vendit, ndërsa në pjesën e eksportit është në vendin e dytë. Maqedonia në Kosovë eksporton mallra në vlerë prej rreth 300 milionë dollarë, ndërsa importon për 34 milionë dollarë.