E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë, ministri Besimi tha se ashtu si në të kaluarën në funksione të ndryshme shtetërore siç kam respektuar edhe vendet ku ka të rënë shqiptarë të vitit 2001 edhe nga ky pozicion do të shfrytëzoj mundësinë të respektoj të gjithë ata edhe në Sellcë të Tetovës, edhe në Vaksincë, si dhe në Orizarë.
Ageler: Besimi bėri njė hap tė rėndėsishėm pėr marrėdhėniet ndėretnike








Ushtruesi i detyrës së ambasadorit amerikan në Shkup, Brajan Ageler e përshëndeti sot ministrin e mbrojtjes Fatmir Besimi, për nderimin që u bëri ditë më parë pjesëtarëve të ARM-së, të rënë gjatë vitit 2001.

Sipas Ageler, ky akt paraqet një hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Ndërkaq për ministrin Besimi, veprimi i tillë dëshmon angazhimin për një vend multietnik, më afër NATO-s dhe BE-së. Ai tha se vetëm duke respektuar të kaluarën mund të ndërtohet e ardhmja këtij vendi.

Ndërkohë, ministri Besimi tha se ashtu si në të kaluarën në funksione të ndryshme shtetërore siç kam respektuar edhe vendet ku ka të rënë shqiptarë të vitit 2001 edhe nga ky pozicion do të shfrytëzoj mundësinë të respektoj të gjithë ata edhe në Sellcë të Tetovës, edhe në Vaksincë, si dhe në Orizarë.

Këto komente u bënë gjatë solemnitetit të sotëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ku SHBA-të ndanë një donacion 5,8 milionë eurosh për mbështetje logjistike. Ky sistem do të përmirësojë efikasitetin dhe shpejtësinë në punën e këtij dikasteri, transparencë më të madhe gjatë furnizimeve publike si dhe do të mundësojë kursime prej rreth 2 milion eurosh në vit.

Projekti është realizuar përmes kompanive HP Enterprise Servises dhe Infinite Solutions si partner lokal. Me këtë projekt siç theksoi ministri i Mbrojtjes, Maqedonia tani është një hap17:03 më pranë NATO-s.
Ageler: Besimi bëri një hap të rëndësishëm për marrëdhëniet ndëretnike

Publikuar: 19.08.2011 | 14:37
Lexuar: 209 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime