Gjithsej 25.288 persona janë infektuar nga gripi i derrave në 73 shtete, tregojnë të dhënat më të reja që sot i lajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Gjithsej 25.288 persona janë infektuar nga gripi i derrave në 73 shtete, tregojnë të dhënat më të reja që sot i lajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Vetëm gjatë fundjavës janë regjistruar 3.348 raste të reja të personave të infektuar dhe 14 të vdekur.
Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në SHBA, ku ka edhe dhjetë të vdekur.
Vijojnë Meksika, Australia, Britania e madhe dhe Argjentina ku ka rritje të vazhdueshme të të infektuarve.
Rasti i parë i vdekjes gjatë fundjavës është regjistruar edhe në Republikën Domenikane.