Kuajt na humben na i nxjerrim në bjeshkë, rojtar kuajsh nuk kemi nga një muaj rrinë atje, folët që në Kukës por veç me të dëgjuara me fakte besoj që nuk është veç Kukësi mundë të jenë edhe të Kosovës, edhe sivjet janë humbur shtatë kuaj.
Banorët e fshatit Novosellë 2 të Komunës së Bogovinës ankohen për vjedhjen e kafshëve të punës. Ata thonë se kohët e fundit, janë vjedhur dhjetëra kuaj, dhe megjithë denoncimin e tyre në polici, ky fenomen nuk është shmangur.
Novosellasit druajnë se kuajt po u vidhen nga banorë të Kukësit, nga Shqipëria, ose nga Kosova të cilët vijnë për të punuar në këto fshatra, dhe pasi largohen, vjedhin kuajt.
Sivjet kanë fillua sërish, edhe vjet edhe sivjet vjedhin kuaj pa ndërpre. Policia masa nuk ndërmerr për këto gjëra.
Kuajt na humben na i nxjerrim në bjeshkë, rojtar kuajsh nuk kemi nga një muaj rrinë atje, folët që në Kukës por veç me të dëgjuara me fakte besoj që nuk është veç Kukësi mundë të jenë edhe të Kosovës, edhe sivjet janë humbur shtatë kuaj.
Mua vllaut motrave na kanë vjedhur plot afër 200 kuaj kanë vjedhur këtu nga 2002 e këndej. Ne kemi bë intervenime në Polici por nuk ka asgjë.
Nga Bashkësia Lokale e këtij fshati u bëjnë apel organeve të rendit që të shtojnë patrullimet, me qëllim që fenomeni i vjedhjeve të mos përhapet më tej, nëpër shtëpi.
Hajdutët na vendin tonë ua vjedhin kuajt, janë vjedh më se paku 150 a 200 kuaj, dhe këtu intervenime nga ana e policisë nuk ka. Ne kemi thirr në Zherovjan këtu tek karakolli, këtu na thonë ndër rrugën e poshtë nuk marrim pjesë, lajmërohemi në Zherovjan edhe ata qashtu, skemi ndihmë aspak prej policisë.
Dikush na thotë që janë të Shqipërisë por në fakt ne nuk e kemi zënë njeriun ta dimë të vërtetën, u shpreh Qerim Ismaili, anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Lokale.
Fshati Novosellë 2 ka afërsisht 2000 banorë, jetesa e të cilëve varet kryesisht nga bujqësia dhe kullotat.
Bashkim Sulejmani