Ne mundemi të zgjidhim çdo gjë përmes dialogut, bashkë me Gjermaninë, me OKB-në, nuk ka rrugë tjetër për paqe dhe të ardhme në Ballkan , ka thënë Gjelic.
Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Bozhidar Gjelic, ka deklaruar se Beogradi nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka theksuar se problemi në vendkalimet mund të zgjidhet në të ardhmen e afërt por për këtë është e nevojshme ndihma e Evropës.
Ne mundemi të zgjidhim çdo gjë përmes dialogut, bashkë me Gjermaninë, me OKB-në, nuk ka rrugë tjetër për paqe dhe të ardhme në Ballkan , ka thënë Gjelic.
Nuk ka model të përkryer por ne mund të gjejmë një model të veçantë për Kosovën dhe për Serbinë, ka thënë më tej Gjelic.
Ai I është përgjigjur dhe pyetjes, nëse Serbia nuk do ta njohë Kosovën në kufijtë aktual.
Natyrisht se jo. Nuk është e mundur që të njihet pavarësia e vitit 2008, por një zgjidhje ne bashkërisht mund ta gjejmë, ka thënë më tej ai