Kështjella është vajza e vetme e dy veprimtarëve të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare: Babait tashmë të ndjerë Muhamet Pepshi dhe nënës Zize Pepshi, e cila aktualisht ndodhet në postin e kryetarës së Degës së LDD-së për Zvicër.
Ismet Rashiti, Zvicër
Mis Univers Kosova 2010, Kështjella Pepshi luan në filmin dokumentar francez me titull « La fin au dèbut du dictionnaire » të regjisorit A. Balmes. Sukseset e saj, Kështjella Pepshi ia dedikon afirmimit të kulturës shqiptare në botë.
Aty ku fillon liqeni i bukur i Thunit, buzë të cilit shtrihet qyteti pikturesk me të njejtin emër që ka 41.138 banor, mes majave më të larta të alpeve zvicrane , jeton bukuroshja shqiptare, ish Mis Universi i Kosovës 2010, Kështjella Pepshi. E rritur pran liqenit të bukur, të kaltër dhe të qetë të Thunit, bashk me një trashigimi të sjellur nga vendi i të parëve, Peja dhe Juniku, Kështjella ka gërshetuar vyrtytet më të mira njerëzore të cilat gjithsesi ia shtojnë bukurinë : E zgjuar, e matur, e sinqert dhe e qetë shkëlqen si liqeni i Thunit ditëve me diellë. Pa nje personalitet të tillë, në radhë të parë njerëzor e human gjithsesi, bukuria e Kështjellës që na delë përpara si një Mona Lisë, do të ishte si një lule e bukur pa erë.
Kështjella është vajza e vetme e dy veprimtarëve të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare: Babait tashmë të ndjerë Muhamet Pepshi dhe nënës Zize Pepshi, e cila aktualisht ndodhet në postin e kryetarës së Degës së LDD-së për Zvicër. Babai, Muhameti e ka lënë krejt të vogël, por vërtetë si një kështjellë çëndrese që mund tju bënte ball sifidave të jetës. « Ishin kohë të vështira vitet 90-ta. Kosova ishte e okupuar dhe prindërit e mi ishin të përkushtuar me tërë qenien e tyre për ta ndihmuar kauzën kombëtare. Nuk kaloi shumë kohë e babai më vdiq nga një sëmundje e rëndë. Unë dhe vëllau Kreshniku, mbetëm nën përkujdesjen e nënës, e cila asnjëherë nuk është ndalur së vepruari. Krahas veprimtarive me karakter kombëtar e arsimor, nëna përpiqej maksimalisht të kujdesej për mua dhe Kreshnikun. Si të thuash jeta na pjeku para kohe, thot Kështjella teksa përkujton fëmirinë e saj, jo edhe aq të lehtë.
Bukuroshja Kështjella Pepshi nuk është rritur mes pallatesh të bardha. Ajo ka bërë jetë normale në një familje tradicionale shqiptare. E rritur mes dashurisë për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës, ajo sot çdo sukses të saj ia dedikon vlerava të mirëfillta kombëtare shqiptare dhe afirmimet të shtetit të Kosovës në botë. « Cdo kurorë e bukurisë, apo çdo çmim tjetër nuk do ta kishte peshën e duhur, po tmos lidhej me popullin tim, me dashurinë ndaj atdheut tim dhe më në fund me afirmimin e vleravave të mrekullueshme kulturore mbarëshqiptare », shprehet Kështjella, duke mos e fshahur asnjëherë krenarinë e saj që është shqiptare.
Sa më shumë që iknin vitet, Kështjella krahas shkollës në gjuhen gjermane dhe gjithsesi shkollës me mësim plotësues në gjuhes shqipe, merrej edhe me aktivitete të lira. I shikoja spektaklet e shumta të bukurisë, i adhuroja vajzat e bukura, por sdi pse asnjëherë nuk kam menduar që një ditë do të bëhem pjesë e tyre. Ka kohë që të gjith shokët dhe shoqet e shkollës më thonin të marrë pjesë në konkurset e bukurisë. Kështu më motivonin edhe të afërmit e sidomos nëna ime të cilën bashk me vëllaun Kreshnikun çdo herë i kam pasur pranë. Nuk di pse më ishte ngulitur në kokë mendimi se vajzat që marrin pjesë në spektaklet e bukurisë janë disi të veqanta. Me gjithëkëtë një ditë vendosa të paraqitem », thot Kështjella me shumë modesti.
Në vitin 2010, bukuroshja Këshjella Pepshi për herë të parë ngjitet shkallëve të njërës nga skenat më gjigande të bukurisë zvicërane në Bern. Delë para reflektorëve shumëngjyrësh të cilëve ua merrë shkëlqimin me bukurinë e saj,krah gjashtëmbëdhjetë bukurosheve tjera konkurente. Merrë pjesë në « Mis Berni 2010 ». Aty radhitet ndër vajzat më të bukura, duke mahnitur eliten intelektuale dhe kulturore të Zvicrës. Të nesërmën, faqet e shtypit dhe ekranet televizive zvicrane, atë botë ishin mbushur përplotë me portretin e bukuroshes shqiptare nga Kosova. Ishte sukses dhe gëzim i madh, jo vetëm për Kështjellën, por për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër, veqmas për shtetin e sapolindur të Kosovës. Këtu Kështjellës iu hapën dyertë e mëdha të sukseseve dhe ofertave të shumnta nga fusha e biznesit, artit dhe kulturës në përgjithësi.
Po atë vitë pejanja, Kështjella Pepshi merrë kurorën e Mis Universit të Kosovës dhe niset drejt Las Vegasit për ta përfaqesuar si e para femër shqiptare Kosovën në Mis Universin Botëror në Las Vegas. Ky ishte kulmi i suksesit të Kështjellës të arritur vetëm brenda një viti. Cuditrisht atë botë shtypi dhe televizionet tona si shumë ngjarje tjera të nivelit botror ku janë të pranishëm përfaqësuesit e mërgatës sonë,këtë ngjarje të madhe e shënuan në mëyrë shumë fragmentare dhe me shumë vonesë !
Pijmë kafe dhe bisedojmë gjatë me Kështjellën në qendër të Bernit mu pranë ndërtesës së vjetër të kulturës helvetike. Sa herë që e pyes rreth sukseseve të saj, Kështjella e kishte vështirë të fliste nga modestia. Për çdo fjalë të thënë, ndalej, e vënte gishtin në kokë, mendohej gjatë dhe më pyeste « mos po e teproj me këto që po i them për vehten » ? Teksa ajo e përsëriste disa herë të njejtën pyetje, unë them me vehte : Sa të sinqert e modest janë të rinjtë sot. Nuk iu bën përshtypje dalja në gazetë. Një gjë të tillë e lexoja edhe në mendjen e Kështjellës. E rëndësishme për të ishte profesionalizmi dhe suksesi të cilat flasin vet më mirëse çdo penë gazetari !
Pjesmarrja e Kështjella Pepshit në Mis Universi 2010 në Las Vegas, ka qenë një sukses tjetër i saj, por edhe një shkollë e madhe e jetës. Një udhëtim interesant me shumë të panjohura, por edhe një përvojë e madhe e jetës. « Atje pata rastin të njihem me shumë personalitete të botës : Artistë, bukuroshe, aktorë, regjisorë dhe biznesmen me famë botërore. Kjo më bënte të krenohem që unë si shqiptare ndodhesha në mesin e tyre. Nga ana tjetër më duhet të them se jam ndeshur me disa të papritura, shkurt me gjëra që as nuk kam imagjinuar ndonjëherë në jetën time!! Sidoiqoftë me këtë rast do të dëshiroja të them që bukuroshet shqiptare të cilat marrin pjesë në të tilla spektakle ti përvetësojnë vetëm vlerat pozitive sepse vetëm si të tilla përnjimend afirmohen dhe mund tu rezistojnë gjatë skenave të nivelit botëror ! »
Teksa bisedonim me Kështjellën, dielli kishte përënduar pa u vërejtur fare. Ishte një mbrëmje e freskët gushti. Krejt afër neshë ishin grumbulluar grupe të shumta turistësh nga shumë vende të botës dhe dëgjonin muzikë tradicionale zvicërane. Ditë më parë kisha lexuar diku se Kështjellës iu kishte afruar një ofertë nga një regjisor franqez për të luajtur në një film dokumentar. Mbase ky ishte shkasi kryesorë i kësaj bisede të gjatë e shumë domethënëse me Kështjellën. Saherë që doja ta pyesja, ajo sikur dëshironte ti ikte bisedës. Në fund pas pyetjes sime direkte, Kështjella, u ndal e habitur, u mendua pak dhe tha: Po është e vërtetë. Njeriut në jetë po i ndodhkan gjëra të papritura. Kurrë nuk më ka shkuar mendja të bëhem aktore. Kohë më parë regjisori i njohur francez, A. Balmas të cilin e kam takuar në Las Vegas, më ka ftuar të luaj një rol epizodik të filmin dokumentar me titull , La fin au dèbut du dictionnaire(Fundi dhe fillimi i një fjalori) nga produksioni Les Films.(Filmit) Jam menduar gjatë dhe më në fund kam pranuar të jemë pjesë e këti projekti. Të shoh si po shkon puna. Për mua aktrimi është një risi, një sprovë e madhe, thot Kështjella e shoqëruar nga një frigë në mungesë të përvojës profesioanale.
Krahas angazhimit të saj në filmin francez me rolin e recepsionistes, Kështjella Pepshi, ka edhe disa oferta tjera të cilat me gjithë insistimin tim, asesi nuk dëshironte ti bënte publike për opinionin.
Koha do t dëshmoi të gjitha, por një gjë është e sigurt. Sukseset e Kështjhella Pepshit nuk do të jenë në asnjë rast vetëm të arritura personale. Ajo gjithë talentin, bukurinë dhe suksesin e saj, pavarsisht të cilës fushë qofshin ato, i konsideron si suksese të popullit të saj dhe ia falë ati me dashuri e respekt. Unë do të jemë e lumtur nëse sadopak talenti dhe sukseset e mija i shërbejnë Atdheut tim të dashur, të cilin dëshiroj ta shoh sa më parë pjesë të Evropës së bashkuar!
Kjo patjetër do të ndodhë një ditë, i thash, duke i dëshiruar suksese në fushën e aktrimit, kësaj talenteje që vetëm Zoti ka ditur ti gërshetoi kaq bukur botën e pasur shpirtërore të saj me pamjen e jashtme.
(bota sot)