E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Numri dhe kushtet për regjistrim të kandidatëve në afatin e dytë dhe të tretë do të përcaktohet me Konkurs plotësues për regjistrimin e studentëve në studimet deridiplomike.
Nė  USHT, vijon procesi i regjistrimeve nė ciklin e parė dhe tė dytė pėr vitin akademik 2011/2012














Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë konkuruar në afatin e parë të regjistrimit në Universitetin Shtetëror të Tetovës, se shpallja e listës preliminare do të publikohet më 22 gusht, shpallja e vendimit për pranim të kandidatëvemë 24 gusht dhe regjistrimi i kandidatëve do të bëhet prej: 24 deri 30 gusht.....

Procesi i regjistrimit do të vijoj me afatin e dytë prej 1 deri 3 shtator! Në afatin e dytë dhe të tretë të regjistrimit, në fakultetet në të cilat do të ketë vende të lira, të drejtë konkurimi do të kenë kandidatët të cilët i janë nënshtruar dhe me sukses e kanë kaluar maturën shtetërore, por kanë zgjedhur lëndë interne të cilët nuk janë kompatabile me lëndët të cilët figurojnë në Listën 1 nga Konkursi, si dhe kandidatët të cilët me sukses e kanë kaluar maturën shkollore.

Numri dhe kushtet për regjistrim të kandidatëve në afatin e dytë dhe të tretë do të përcaktohet me Konkurs plotësues për regjistrimin e studentëve në studimet deridiplomike.
Në  USHT, vijon procesi i regjistrimeve në ciklin e parë dhe të dytë për vitin akademik 2011/2012

Në fakultetet në të cilat ka vende të lira, afati i III i regjistrimit do të realizohet nga 13 deri 16 shtator 2011..... Po ashtu prej 17 gusht deri 7 shtator në USHT do të realizohet edhe konkursi pwr transferimin dhe regjistrimin e studentwve nw fakultete dhe njwsi akademike pwr vitin qw vijon….

Të drejtë transferimi brenda njësive akademike të USHT-së kanë të gjithë studentët që kanë index të USHT-sw dhe nga institucionet tjera të arsimit sipëror në njësitë akademike të USHT-së kanë të

gjithë studentët që kanë regjistruar dhe të përfunduar së paku një vit akademik nga Universiteti (ose kanë diplomuar) i cili vjen kandidati,

Studenti mund të transferohet në fakultetin dhe programin e njëjtë studimor ose në drejtime të ngjashme me fakultetet dhe programet studimore të USHT-së. Ngjashmërinë e programeve studimore e përcakton fakulteti.

Në Universitet mund të regjistrohen edhe kandidatët që kanë kryer shkollën e lartë ose të ngjashme. Regjistrimi i tyre bëhet në bazë të ngjashmërisë së provimeve të dhëna dhe programeve studimore të shkollimit paraprak.

Kandidatët që transferohen në USHT regjistrohen me vetëfinancim në studime.

Universiteti Shtetëror i Tetovës në studimet e magjistraturës, për vitin akademik 2011/12 do të regjistrojë 949 studentë të rregullt dhe me korrespodencë. Ky process do te realizohet ne dy afate: 15 gusht deri 09 shtator , afati i parë dhe 21 deri 27 shtator, afati i dytë.
Në  USHT, vijon procesi i regjistrimeve në ciklin e parë dhe të dytë për vitin akademik 2011/2012

Publikuar: 20.08.2011 | 10:17
Lexuar: 600 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime