Në hapjen solemne, përveç Ivanovit do të ketë fjalim edhe Georg fon Habsburg, ambasador për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Hungarisë.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Ohër do ta hapë Shkollën e dytë për liderë të rinj.
Në hapjen solemne, përveç Ivanovit do të ketë fjalim edhe Georg fon Habsburg, ambasador për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Hungarisë.
Këtë vit në "Shkollën për liderë të rinj", të organizuar me iniciativë dhe nën patronazhin e presidentit Ivanov, do të marrin pjesë rreth 40 të rinj nga i gjithë vendi, me fokus të ndryshëm akademik dhe profesional. Misioni i shkollës është të kontribuojë në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve lidere, duke i stimuluar vlerat pozitive tek liderët e rinj dhe udhëheqësit e ardhshëm politik, kulturor dhe ekonomik në vendin tonë.
Shkolla ka për qëllim ta zhvillojë kapacitetin e tyre për ballafaqim me sfidat e teknologjisë globale, konkurrencën ndërkombëtare dhe diversifikimin kulturor dhe religjioz. Programi përfshin ligjërime dhe trajnime në sferat e lidershipit dhe menaxhmentit nga ana e ligjëruesve eminentë dhe mysafirë nga institucione të arsimit të lartë dhe institucione profesionale, politikanë dhe parlamentarë nga vende evropiane, kryetarë të kompanive të suksesshme dhe biznes grupacioneve.
Realizimi i shkollës në tërësi është mbështetur nga sektori privat përmes donacioneve të më shumë kompanive udhëheqëse në Maqedoni dhe nga fondacionet "Konrad Adenauer" dhe Fidrih "Ebert".