E premte, 31.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pozita e tij gjeografike, vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, si dhe infrastruktura rrugore e standardeve bashkohore, veçanërisht ndërtimi i autostradës Durrës-Morinë, ka bërë që të rritet ndjeshëm fluksi i pushuesve kosovarë, por edhe atyre të rretheve të ndryshme të vendit.
Plazhi i Velipojės nė ditėt mė tė mira tė tij






G. Marku

- Plazhi i Velipojës sot shfaqet më i populluar se kurrë. Duke filluar që nga zona e derdhjes së Bunës, ku është ndërtuar kompleksi "Ada" , deri në këndin tjetër, atë të lagunës së Vilunit pranë fshatit Rrjoll, nuk gjen as edhe një vend të lirë në bregun e rërës.

Fluksi i pushuesve që edhe këtë vit kanë preferuar të pushojnë në plazhin e Vellipojës është i madh, sa rreshti i çadrave të diellit ka përfshirë të gjithë territorin e zonës së rërës, jo vetëm përgjatë bregut, por edhe në gjërësinë e tij, duke u tërhequr deri fare pranë rrugës.

Pozita e tij gjeografike, vetëm pak kilometra larg qytetit të Shkodrës, si dhe infrastruktura rrugore e standardeve bashkohore, veçanërisht ndërtimi i autostradës Durrës-Morinë, ka bërë që të rritet ndjeshëm fluksi i pushuesve kosovarë, por edhe atyre të rretheve të ndryshme të vendit.

Një plazh, ku përveç ujit të pastër kristal, gjen edhe një rërë po aq të pastër.

Por, jo vetëm kaq, në plazhin e Velipojës do të shijosh edhe ajrin e pastër të filtruar nga brezi i pafund i pishave që rrethon si një kurorë tërë zonën e plazhit. Të gjitha këto, duke i shtuar padyshim edhe një pikë shumë të rëndësishme, atë të ruajtjes së paprekur të zonës së plazhit nga ujrat e zeza, e bëjnë këtë plazh të jetë në qëndër të vemendjes së pushuesve shqiptarë, por edhe shumë të huaj, të cilët po shtohen nga viti në vit.

Komuna, në 24 orë në shërbim të pushuesve

"Sektori qëndër", quhet vendi, rreth 10 kilomtra larg plazhit, ku gjendet godina e komunës së Velipojës. Nëse do të shkosh këto ditë atje, 90 për qind të zyrave do t'i gjesh të mbyllura. Të gjithë këto, së bashku me kryetarin e tyre, Pashko Ujka, janë shpërngulur në zyrat e një tjetër godine që komuna e ka ndërtuar në qëndër të plazhit të Velipojës. Është një praktikë e kahershme, që për një efektivitet sa më të madh në shërbim të pushuesve, që nga muaji maj dhe deri në tetor, administrata e kryen detyrën e saj këtu.

Gjatë një bisede me kryekomunarin Ujka mësojmë se shërbimi i administratës së komunës së tyre, sidomos për sektorët që i nevojitetn pushuesve si dhe bizneseve të shumtë që funksionojnë në territorin e plazhit, është non-stop, 24 orë.
Plazhi i Velipojës në ditët më të mira të tij

"Vemendja kryesore e punës sonë është përqëndruar tek higjiena dhe partërtia në plazh dhe më gjërë përgjatë të gjithë territorit të komunës që rrethon plazhin", thotë për ATSH-në kreu i kësaj komune, sipas të cilit, si rezultat i masave të marra, me pesëfishimin e mjeteve të transportit, si edhe fuqisë punëtore, higjiena dhe pastërtia gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik ka qënë e kënaqshme.

E veçanta e këtij sektori është se pastrimi i plazhit, me mjete, apo edhe punonjës individë që qarkullojnë me uniformë për gjatë tij, kryhet në disa procese përgjatë gjithë ditës, duke mos i lënë kazanët të mbushen plot për t'u hequr në orët e darkës.

Një tjetër përqëndrim i punës së komunës ka qënë edhe ndërhyrja e herëpashershme për hapësirat publike, një problem ky i njohur prej vitesh, por që edhe me mbështetjen e forcave të rendit është arritur që një pjesë e mirë e territorit të plazhit e bllokuar nga privatët të jetë publik.

Vemendje i është kushtuar edhe stabilizimit të mjeteve lundruese në det, si dhe ato motorike në tokë, duke i krijuar hapësirat e nevojshme të parkingjeve.

Rendi dhe qetësia, sipas kryekomunarit, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Shkodrës, ka qënë në lartësinë e duhur dhe përgjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë incident.

Ndërkohë, që vemendje i është kushtuar mjediseve të pushimit dhe argëtimit. Shëtitorja në qëndër të plazhit, me një sipërfaqe prej 5 mijë metra katror, një investim ky i qeverisë shqiptare, është vënë në punë këtë sezon turistik, duke ia shtuar bukurinë dhe gjallërinë plazhit të Velipojës.

Sipërfaqet e shumta të gjelbëra me shatërvanin në qëndër të tij, si dhe këndi i lojrave për fëmijë, e shndërrojnë sheshin qëndror në një vend shumë të preferueshëm për familjarët pushues.

Të ardhurat, sa trefishi i një viti më parë

Shtimi i konsiderueshëm i pushuesve, shifra e të cilëve që nga e hëna deri tek fundjava varion nga 120 deri në 200 mijë, si dhe puna sistematike e administratës së komunës në vjeljen e të ardhurave, ka bërë që të ardhurat e përfituara nga turizmi këtë vit të jenë tre herë më të mëdha. Gjok Vukçaj, specialist i sektorit të taksave pranë komunës Velipojë, thotë se vetem për muajin korrik, shifra e të ardhurave të përfituara nga taksat ka arritur në 20 milionë lekë nga 7 milionë lekë që ishte një vit më parë.
Plazhi i Velipojës në ditët më të mira të tij

Vukçaj thotë se këto të ardhura, janë përfituar nga afro 20 mijë biznese të vogla që operojnë në zonën e plazhit, përfshirë edhe hotelet dhe shtëpitë e pushimit, numri i të cilëve shkon në 270.

Sipas tij, niveli i taksave për këto biznese vazhdon të jetë po ai i viteve të kaluara, por në këtë rezultat kanë ndikuar pozitivisht aksionet e vazhdueshme të grupeve të punës në kontakt me bizneset, të cilët janë ndërgjegjësuar se çdo aktivitet i tyre duhet të jetë konform ligjeve të shtetit për të paguar taksën përkatëse.

Janë të shumtë ato që preferojnë plazhin e Velipojës gjatë sezonit veror. Krahas banorëve të Shkodrës, një pjesë e të cilëve kanë edhe vilat e ndërtuara këtu, pjesën më të madhe e përbëjnë të ardhurit, qoftë nga rrethet e tjerë të Shqipërisë, si dhe nga Kosova, Maqedonia, apo edhe turistë europianë perëndimore, që në të shumtën e rasteve shoqërohen nga miqtë e tyre shqiptarë që bashkëjetojnë në shtetet e tyre.

Ajo që vihet re është fakti se krahas qyteteve veriorë, si dhe të Shqipërisë së mesme, numri i kryeqytetasve që frekuentojnë Velipojën është shtuar mjaft. Ka shumtë prej tyre që janë ditorë, apo edhe në fundjavë, por pronarët e hoteleve thonë se frekuentimi i familjarëve tiranas është i vazhdueshëm me 15-të ditësha.

Në njërën prej zonave të plazhit, atë që në Velipojë njihet si "Freskia", kontaktojmë me një grup familjarësh nga Tirana.

Agron Hado, punonjës i CEZ, tregon për ATSH-në se janë 4-5 familje të fisit të tyre që vijnë rregullisht prej 5 vitesh në Velipojë. Së bashku me të është edhe Bujari, vëllai i tij më i madh, nëndrejtor i shkollës së Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", motra e tij Fitore Totozani, e martuar me një mjek nga Elbasani, etj, që së bashku me fëmijët e tyre, numri i tyre shkon mbi 20-të veta. "Ne i kemi provuar edhe plazhet e tjerë, Durrësin më shumë, si edhe ato të jugut, por ju them sinqerisht që Velipojën, nuk e ndërrojmë me asnjë", thotë Agroni.

Sipas tij, më së shumti këtu vlerësojnë ujin e pastër dhe rërën kurative, që nuk i gjen askund. Por, në të njëjtën kohë nuk lë mënjanë edhe qetësinë e duhur, larg incidenteve që rëndom ndodhin në territorin e plazheve të ndryshme.

Agroni shton se Velipojën e frekuentojnë në masë tiranasit, duke theksuar se njeh shumë familje që vijnë vit për vit këtu. Madje, ai dhe një pjesë e mirë e miqve të tij, falë infrastrukturës së mirë që ekziston nga Tirana dhe deri në Shkodër e pastaj në Velipojë, ato e frekuentojnë këtë plazh edhe në fundjavë.

Publikuar: 22.08.2011 | 06:12
Lexuar: 3388 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime