Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë shumë të mirë gjatë këtij ushtrimi dhe shumë të suksesshëm, ata kanë qenë si pjesë e jona, pjesë e ekipit tonë. Me pjesëtarët e FSK-së është shumë lehtë të punohet dhe sukseset nuk mungojnë, ka thënë rreshteri Samuel, duke shtuar se në bazë të preformancës së treguar, këta ushtarë janë të gatshëm që të marrin pjesë edhe në misione të tjera, jashtë vendit.
Paqeruajtësit amerikanë të KFOR-it e kanë vlerësuar lart profesionalizmin që kanë treguar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës gjatë një trajnimi në Kampin Bondsteel në Sojevë të Ferizajt. Eprorët e ushtrisë amerikane kanë thënë se pjesëtarët e FSK-së me gatishmërinë që kanë treguar në trajnim, janë të gatshëm që të marrin pjesë edhe në misione të tjera jashtë vendit.
Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë shumë të mirë gjatë këtij ushtrimi dhe shumë të suksesshëm, ata kanë qenë si pjesë e jona, pjesë e ekipit tonë. Me pjesëtarët e FSK-së është shumë lehtë të punohet dhe sukseset nuk mungojnë, ka thënë rreshteri Samuel, duke shtuar se në bazë të preformancës së treguar, këta ushtarë janë të gatshëm që të marrin pjesë edhe në misione të tjera, jashtë vendit.
Eprori Samuel i ka bërë këto deklarata pas një trajnimi të përbashkët të FSK-së dhe KFOR-it, që ka filluar më 10 gusht me moton: Kursi për lidership luftarak, ku kanë marrë pjesë edhe dy pjesëtarë të FSK-së.
Ndërsa, rreshteri Azem Gashi, pjesëtar i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, Kompania e Kërkim-Shpëtimit dhe rreshter Rrustem Bajraktari, pjesëtar i Batalioni të Tretë të Regjimentit të Reagimit të Shpejtë, kanë treguar suksese të shkëlqyeshme në ushtrimin për lidership luftarak, në kampin ushtarak amerikan Bonstell në Sojevë.
Vetë pjesëmarrja për ne ka qenë interesante dhe shumë e rëndësishme, sepse ky ushtrim është i nivelit shumë të lartë, në aspektin profesional dhe me përgjegjësinë më të madhe deklaroj se pas këtij ushtrimi jemi plotësisht të gatshëm, kuptohet në aspektin profesional, falë bashkëpunimit të mirë me amerikanët, për të marrë pjesë edhe në trajnime jashtë vendit, ka thënë rreshteri Azem Gashi.
Ushtrimi për lidership do të vazhdojë deri më 24 gusht, kur pritet të bëhet zyrtarisht certifikimi i tyre. (zëri)