E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pajtim me Programin për mbështetje financiare, gjithsej 120 milionë janë planifikuar për bashkëfinancim të projekteve për nxitje të aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale. Ka edhe mbështetje për investime në infrastrukturën rrugore, si dhe për ndërtimin e shesheve dhe shëtitoreve në vendet me më pak se 15 mijë banorë.
Pėr modernizim tė ekonomive bujqėsore 440 milionė denarė mbėshtetje







Nga 650 milionë denarë të deritanishme mbështetje shtetërore për zhvillim të mjediseve rurale, 440 milionë janë paraparë për konkurrencë më të madhe dhe modernizim të ekonomive bujqësore.

"Me pothuajse 11 milionë euro Qeveria e mbështet zhvillimin ekonomik të mjediseve rurale. Qëllimi është rritja e efikasitetit përmes uljes së shpenzimeve dhe ngritjes së cilësisë së prodhimtarisë", thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Nga 205 milionë denarë për këtë qëllim, 29 milionë janë për mbështetje të vreshtarisë, ndërsa 19 milionë për pemëtarinë. Me tetë milionë denarë do të bashkëfinancohen investimet në shpendari, me 36 milionë prodhimtaria e kulturave furazhe yndyrdhënëse, duhan dhe patate, me 31 milionë prodhimtaria kopshtare dhe 78 milionë denarë kulturat e drithërave.

Në pajtim me Programin për mbështetje financiare, gjithsej 120 milionë janë planifikuar për bashkëfinancim të projekteve për nxitje të aktiviteteve ekonomike në mjediset rurale. Ka edhe mbështetje për investime në infrastrukturën rrugore, si dhe për ndërtimin e shesheve dhe shëtitoreve në vendet me më pak se 15 mijë banorë.

Ministria me 69 milionë denarë financiarisht e ndihmon edhe formimin e kooperativave bujqësore, ndërsa me 60 milionë ndihmohet edhe marketingu. Nga këto të holla do të bashkëfinancohen edhe 20 për qind e shpenzimeve për marketing, ambalazhë dhe eksporti i verës së Maqedonisë.

Publikuar: 23.08.2011 | 14:16
Lexuar: 488 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime