Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport Dime Spasov në konferencën e sotme për shtyp, duke theksuar se do të organizohet debat publik dhe forume për Propozim-ligjin në të cilat do të ftohen të gjitha organizatat joqeveritare rinore që të japin propozime, për shkak se ende ka mundësi për avancim të përmbajtjes së ligjit.
Nuk do të shpejtohet me miratimin e ligjit për të rinj, i cili është në procedurë kuvendore edhe krahas asaj që në përpunimin e Propozim-ligjit ishin të përfshira 28 organizata joqeveritare rinore, ndërsa më shumë se 55 e mbështetën propozim tekstin.
Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për të rinj dhe sport Dime Spasov në konferencën e sotme për shtyp, duke theksuar se do të organizohet debat publik dhe forume për Propozim-ligjin në të cilat do të ftohen të gjitha organizatat joqeveritare rinore që të japin propozime, për shkak se ende ka mundësi për avancim të përmbajtjes së ligjit.
"Qëllimi i ligjit të parë për të rinj në Maqedoninë e pavarur në asnjë rast nuk është kufizim i të rinjve, por përkundrazi krijim i drejtimit të qartë për avancimin e të gjithë të rinjve. Ligji do t'u jep mundësi të rinjve drejtpërdrejt të inkuadrohen në proceset për miratim të vendimeve, propozim dhe ndërmarrje të masave për zgjidhje të problemeve të cilat i prekin në nivel lokal dhe kombëtar", tha Spasov.
Ai theksoi se Propozimi është harmonizuar me dokumentet, parimet dhe drejtimet e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian dhe është shumë i ngjashëm në dispozitat e tij me ligjin kroat dhe slloven.