E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria greke e Mbrojtjes analizon situata dhe SHBA-ja dhe BE-ja nuk përjashtojnë mundësi që Turqia të reagojë me mjete ushtarake kundër hulumtimeve shkencore të përbashkëta qipriote-izraelite për zbulimin e gazit natyror në rajonet detare midis dy shteteve.











Forcat e armatosura të Greqisë janë në gjendje të rritjes së gatishmërisë luftarake për shkak të druajtjes nga tentimi eventual i Ankarasë për të provokuar "incident të madh" në ujërat territoriale greke duke pasur parasysh nisjen e analizave për zbulimin e gazit natyror në ujërat qipriotë, publikoi Etnos.

Forcat ushtarake detare turke shpallën se do të zbatojnë ushtrime ushtarake në Detin Egje dhe në pjesën juglindore të Detit Mesdhe, ndërsa anijet ushtarake greke veçmë janë afruar në jug, shtohet në raportin e gazetës.

Ministria greke e Mbrojtjes analizon situata dhe SHBA-ja dhe BE-ja nuk përjashtojnë mundësi që Turqia të reagojë me mjete ushtarake kundër hulumtimeve shkencore të përbashkëta qipriote-izraelite për zbulimin e gazit natyror në rajonet detare midis dy shteteve.

MM e Greqisë i shqyrton të gjitha mënyrat midis të cilave edhe "kërcënimet asimetrike" në rast që Turqia të veprojë me fuqi ushtarake në ujërat greke, thekson Etnos.

Ministri grek i Mbrojtjes, Panoa Beglitis deklaroi se në fuqi është doktrina e përbashkët mbrojtëse me Qipron sipas së cilës sipas nevojës Greqia obligohet për ndihmë për ishullin në ajër, tokë dhe ujë.

Publikuar: 23.08.2011 | 14:26
Lexuar: 489 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime