E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është i pajisur me sisteme bashkëkohore për siguri, duke përfshirë video kamera dhe senzorë për lëvizje. Në territorin e Bab al Azizia gjenden edhe dy tendat beduine, në të cilat Gadafi pranonte mysafirë të lartë.
NATO bombardonė kompleksin Bab al Azizia nė Tripoli
- Aeroplanët e NATO-s e bombardojnë kompleksin Bab al Azizija në Tripoli, ku me siguri fshihet Moamer Gadafi.

Sipas televizionit Al Arabia, në territorin e kompleksit shpërthyen disa shpërthime të fuqishme.

Kompleksi qeveritar Bal al Azizia është i madh dhe bazë e fortë e konfirmuar ushtarake, e sistemuar në territor prej gjashtë kilometra katrorë. Objekti është i rrethuar me perimetër me tre rradhë të gardhit pej betoni. Në kompleks ka kazerma dhe ndërtesa administrative.

Është i pajisur me sisteme bashkëkohore për siguri, duke përfshirë video kamera dhe senzorë për lëvizje. Në territorin e Bab al Azizia gjenden edhe dy tendat beduine, në të cilat Gadafi pranonte mysafirë të lartë.

Supozohet se nga kompleksi shkojnë tunele drejt objekteve tjera në Tripoli.

Sipas burimeve kryengritëse, Gadafi për momentin fshihet diku në kalimet nëntokësore nën kryeqendrën libiane.

Kompleksi dhe lagjet fqinje më të afërta tani për tani mbeten vatrat e vetme të përpjekjes kundër kryengritësve.

Publikuar: 23.08.2011 | 15:00
Lexuar: 360 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime