E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Trendi i zvogëlimit të numrit të aprovimeve të ndara për leje ndërtimi vazhdoi të shënojë rënie edhe në muajin prill, kur është regjistruar rënie prej 18,1 për qind në nivel vjetor.
Ndėrtimtaria shėnon rėnie rekorde








Trendi i zvogëlimit të numrit të aprovimeve të ndara për leje ndërtimi vazhdoi të shënojë rënie edhe në muajin prill, kur është regjistruar rënie prej 18,1 për qind në nivel vjetor.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në prill të vitit 2009 janë lëshuar 263 aprovime për ndërtim që është për 18,1 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Përballë kësaj, vlera e paraparë e objekteve që janë objekt i ndërtimit është dukshëm më i madh edhe përkundër numrit të tyre të zvogëluar.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve arrin 2,31 miliardë denarë (37,6 milionë euro) që është për 24,2 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Në periudhën e raportit është paraparë ndërtim i 380 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 32 978 m2.

Prej gjithsej 263 objekteve, në 225 ose 85,6 për qind si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 38 objekte ose 14,4 për qind si investitorë paraqiten subjekte afariste.

Publikuar: 09.06.2009 | 05:03
Lexuar: 1028 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime