"Shumë i falënderohem Kejt Uinsletit. E nxori nënën time nga shtëpia. E mbajti në krahë dhe e la në një vend të sigurt. Edhe pse i ka 90 vjet, nëna ime mund të ecë, por Kejt e kapi me qëllim që të shpejtohet dalja. Ishte e shkëlqyeshme", tha Branson.
Fituesja e e çmimit Oskar Kejt Uinslet tregoi maturi dhe guxim duke e shpëtuar nënën 90-vjeçare të miliarderit Riçard Branson, pasi që shtëpinë e tij në ishullin Neker e goditi rrufeja e cila shkaktoi zjarr.
"Shumë i falënderohem Kejt Uinsletit. E nxori nënën time nga shtëpia. E mbajti në krahë dhe e la në një vend të sigurt. Edhe pse i ka 90 vjet, nëna ime mund të ecë, por Kejt e kapi me qëllim që të shpejtohet dalja. Ishte e shkëlqyeshme", tha Branson.
Ai shtoi se Kejt ka qenë heroinë e vërtetë hollivudiane. I ka treguar se ajo për të ka qenë eksperiancë mbinatyrore.
Kejt në vilën, të cilën gjatë stuhisë e goditi rrufeja dhe shkaktoi zjarr, ka qenë duke qëndruar me të dashurin e saj dhe me fëmijët, Mian 10 vjeçare dhe Xhoin 7-vjeçar.