E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prokurori i çështjes kërkoi sot arkivimin e cështjes ndaj Kahn, për mungese provash. Prokurori i cështjes në Manhatan, Sirjus Ven, deklaroi se akuzat nuk mund të provohen vetëm me dyshime të arsyeshme.
Kahn lirohet nga akuzat, pėr ngacmim seksual gjykata arkivon ēėshtjen








Gjykata e Nju Jorkut rrëzoi akuzat kundër ish kreut të FMN-se Dominik Strauss-Khan

Vendimi i cili u njoftua nga gjykatësi Michael Obus, u mor sot nga Gjykata Penale në Manhatan

Por, edhe pas vendimit të Gjykatës Dominique Strauss-Kahn nuk mund të largohet nga Shtetet e Bashkuara, pavarësisht se gjykata e Manhatanit e arkivoi cështjen nda tij.

Avokati i kamerieres së hotelit, e cila ka akuzuar Kahn për ngacmim seksual, Diallo Nafissatou bëri me dije se klientja e tij do të apelojë vendimin.

Prokurori i çështjes kërkoi sot arkivimin e cështjes ndaj Kahn, për mungese provash. Prokurori i cështjes në Manhatan, Sirjus Ven, deklaroi se akuzat nuk mund të provohen vetëm me dyshime të arsyeshme.

Tepër i zhgënjyer, avokati i kamarieres që akuzoi ish kreun e FMN-së, tha se prokuroria i ka mohuar kësaj gruaje mundësinë për drejtësi morale dhe materiale. Në maj të këtij viti, socialisti francez Shtraus Kahn, që ishte parashikuar të sfidonte Nikolas Sarkozi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale u padit për sulm seksual. Por tani Kahn mund të kthehet brenda 24 orësh në France.

Dhe duket se lajmet e mira nuk mbarojnë për ish kreun e FMN-së, pasi pritet të rrëzohen së shpejti edhe akuzat e tij në Francë, ku ai u denoncua nga shkrimtarja 32 vjecare, Tristane Banon, për një episod që i takon vitit 2003. Sipas të përditshmes “Le Figaro”, prokuroria e Parisit pritet të lirojë nga akuzat ish kreun e FMN-së, pasi akuza është bindur se nuk ka mundësi për të vërtetuar dhunën seksuale.

Publikuar: 23.08.2011 | 19:01
Lexuar: 286 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime