E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Na kampionatin e ri të Ligës së tretë në grupin Perëndim do të garojnë 16 ekipe nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovë. Kampionati ri 2011/12 starton me 3 dhe 4 shtator
Kampionati  ri 2011/12  starton me  3 dhe 4 shtator




Kampionati 2011/12 në ligën e tretë në grupin Perëndim do të starton me ndeshjet e javës së parë me datën 3 dhe 4 shtator. Kësaj radhe në te do të marrin pjesë gjithsejtë 16 ekipe ku vërehen edhe disa skuadra të reja nga tre lidhjet komunale të futbollit dhe atë 5 nga rajoni i Tetovës si Luboteni, Liria e Zhelinës, Reçica, Shemshova 1984 dhe Kastrioti i Xhepçishtit, 8 ekipe nga Gostivari marrin pjesë Arsimi i Çegranit, Vardari Forinës, Flamurtari i Debreshti, Gradeci , Rinia e Negotinës Vrapçishti, Përparimi i Reçanit, si dhe Slloga e Zdunjës, ndërsa nga Kërçova kësaj radhe marrin pjesë Zajazi, Goce Dellçevi dhe Bratstvo. Sipas marrëveshjes me përfaqësuesit e klubeve dhe komisarit të garave është vendosur që kampionati i ri i në ligën e tretë të fillon me datën 3 dhe 4 shtator me fillim në orën 16.00.
Të gjitha klubet pjesëmarrëse në kampionatin e ri kanë paguar kootizim në llogarinë e FFM-së nga 50.000 denar
Pas hedhjes së shortit në xhiron e parë do të takohen:


Shemshova – Slloga (Zdunje),
Gradeci – Luboteni,
Vardari (F) – Flamurtari
Goce Dellçevi – Vrapçishti
Reçica – Përparimi (Reçan)
Rinia (N) - Liria (Zh)
Kastrioti (Xh) – Arsimi
Zajazi – Bratstvo (Kërçovë)


Publikuar: 23.08.2011 | 13:45
Lexuar: 758 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ARBEN ISEINI (27/08/2011 05:39:22) Ne emer te kf.Arsimi Cegran gjitha ekipeve qe garojn ne ligen e 3 ju uroj sukses dhe garim sa me te mir shpresoj qe dot kalojm bukur ashu sic e don sporti.....

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime