Si shembull konkret do merrja politikanët tanë, përfaqësues të denjë, punëtorë të devotshëm dhe të angazhuar për turmën masive - popullin- ky do ishte profili ideal i politikanit altruist dhe të arritur, i cili fatkeqësisht është ende fantom në viset tona!
Egoizmi, vetëm një ves i keq apo cilësi promovuese e interesave vetjake si rezultues i arritjeve të objektivave personale? Dihet që egoizmi etik përfaqëson tezën se, gjithmonë duhet të bëjmë atë që është më e mira për ne, në këtë degë filozofike egoistët etikë arsyetohen se mënyrat e të vepruarit janë etikisht të matura dhe të pranueshme.
Si shembull konkret do merrja politikanët tanë, përfaqësues të denjë, punëtorë të devotshëm dhe të angazhuar për turmën masive - popullin- ky do ishte profili ideal i politikanit altruist dhe të arritur, i cili fatkeqësisht është ende fantom në viset tona!
Përse vallë këta njerëz zgjedhin poste, që faktikisht janë të rezervuar për njerëz vetmohues dhe në çdo kohë të gatshëm të sakrifikojnë tërë kapacitetin e tyre për një zhvillim mbarë kombëtar?
Duke vëzhguar situatën aktuale që mbretëron në trojet shqiptare, konkludojë se të gjorët politikanë vuajnë nga një egoizëm i pashërueshëm psikologjik. E them këtë sepse synimet, sjelljet dhe veprimet e tyre, madje edhe ato të pavetëdishmet janë një fakt i pamohueshëm që demonstrojnë qartazi qëllimet e tyre primare, që janë mu ato të natyrës individuale.
A është e kapshme që një njeri i popullit, një zbatues i pushtetit në gjitha segmentet strukturale politike, të posedojë veti aq mizore dhe oportuniste, të vuajë nga egoizmi i pashërueshëm, nga uria për hedonizëm dhe sa më shumë pasuri materiale?