Nuk është problem për mua. Problemi është atëherë kur nuk ke lojtarë të mirë. Për menaxherin nuk është lehtë, sepse lojtarët duan të luajnë në çdo ndeshje.
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka deklaruar se nuk ka problem për skuadrën e tij të madhe, pas arritjes së Samir Nasrit.
Transferimet e shumta që kanë bërë "pasanikët", kanë bërë që strategu italian të ketë vështirësi në përzgjedhje, mirëpo ai thotë se ka shumë gara për të konkurruar (Premier Liga, Liga e Kampionëve, Kupa FA dhe Kupa e Ligës), prandaj të gjithë lojtarët mund të luajnë.
Nuk është problem për mua. Problemi është atëherë kur nuk ke lojtarë të mirë. Për menaxherin nuk është lehtë, sepse lojtarët duan të luajnë në çdo ndeshje.
Mirëpo kur luan në katër gara dhe ke ndeshje çdo të tretën ditë, atëherë ka vend për të gjithë, ka shpjeguar trajneri.