E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tërmet me intensitet prej 5,9 ballëve sipas shkallës së Rihterit e goditi bregun lindor të SHBA-së, kumtoi Instituti amerikan gjeofizik. Disa pjesë të Pentagonit, Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë në Uashington, si dhe salla të gjykatave në Nju-Jork dje janë evakuuar për shkak të tërmetit.
Tėrmeti nė Virxhinia ishte mė i fuqishmi nė 115 vitet e fundit nė kėtė shtet







- Tërmeti me epiqendër në shtetin amerikan Virxhinia, i cili është ndjerë në bregdetin lindor të SHBA-së, është më i fuqishmi në 115 vitet e fundit.

Pas lëkundjes së parë, epiqendra e së cilës ishte në qytetin Mineral në Virxhinia, në rreth 130 km. nga Uashingtoni, kishte edhe një tërmet pasues me intensitet prej 2,8 ballëve.

Tërmet me intensitet prej 5,9 ballëve sipas shkallës së Rihterit e goditi bregun lindor të SHBA-së, kumtoi Instituti amerikan gjeofizik. Disa pjesë të Pentagonit, Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë në Uashington, si dhe salla të gjykatave në Nju-Jork dje janë evakuuar për shkak të tërmetit.

Dridhja ishte në thellësi të vogël prandaj është ndjerë në rajon kaq të gjerë. Të evakuuara ishin ndërtesat në qytetet e mëdha të bregdetit lindor. Nuk ka viktima, lajmëruan mediat amerikane.

Në Uashington tërmeti shkaktoi dëme në Katedralen kombëtare, ndërtesa më e lartë në kryeqytetin e SHBA-së.

"Në Nju-Jork nuk ka të lënduar as dëme", deklaroi kryebashkiaku Majkëll Blumerg. Një kohë të shkurtër ishin në ndërprerje lidhjet telefonike, komunikacioni hekurudhor dhe ajror, në një pjesë të qyteteve lindore amerikane.

Publikuar: 24.08.2011 | 12:53
Lexuar: 387 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime