Ka qenë vetëm një ushtrim i forcave speciale ROSU dhe asgjë tjetër. Ky ushtrim është mbajtur në Jug të Mitrovicës, por atyre (serbëve) ju kanë shtihu se po shkojnë tek ta, ka thënë Rexhepi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një prononcim për Express ka demantuar pohimet se ROSU kanë shkuar në Veri në një aksion për arrestimin e disa kriminelëve të asaj pjese.
Ka qenë vetëm një ushtrim i forcave speciale ROSU dhe asgjë tjetër. Ky ushtrim është mbajtur në Jug të Mitrovicës, por atyre (serbëve) ju kanë shtihu se po shkojnë tek ta, ka thënë Rexhepi.
Edhe zëdhenësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se informata zyrtare për aktivitetin e Njesisë Speciale për momentin është se ata janë duke bërë disa ushtrime nëpër rajone të Kosovës.
Informata zyrtare që ne kemi për momentin është se jemi duke bërë ushtrime nëpër rajone të Kosovës.
Agjencia e lajmeve Kosovapress tha sot se rreth 40 automjete të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë hyrë të mërkurën në mëngjes në veri të vendit në drejtim të dy pikave kufitare, përkatësisht në Jarinje dhe Bërnjak.
Burime të kësaj agjencia thonë se bëhet fjalë për aksionin e policisë që parasheh arrestime të mundshme lidhur me vrasjen e policit të Njësisë Speciale, Enver Zymberi, por edhe të atyre që dogjën pikën kufitare Jarinje.