Të ftuar në këtë iftar, përveç anëtarëve e aktivistëve të FRI-së, ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë z. Xhelal Bajrami, përfaqësues të partive politike në vend, si edhe hoxhallarë, intelektualë, afaristë etj.
Forumi Rinor Islam në këto ditë të bekuara të Ramazanit ariti të realizoj disa aktivitete madhështore në disa nga qytetet e Maqedonisë, kështu që u shtruan iftare në sheshin e Kumanovës, në sheshin Skenderbeu në Shkup, ndërsa në Tetovë pati iftare me të rinj.
Poashtu një aktivitet mjaft i rëndësishmë për FRI dhe që tashmë është tradiconal për këto treva ishte organzimi i Mbrëmjeve Kuranore në qytetet si Kumanova, Shkupi, Tetova dhe Kërçova.
Në vazhdim po paraqesim aktivitetet e realizuar nga FRI në qytetet ku gravitojnë degët e saj: FRI Dega Kumanovë organizoi Mbrëmje Kuranore dhe iftarin e madh Forumi Rinor Islam Dega Kumanovë organizoi aktivitetin që ne veçmë kemi fituar legjitimitetin ti themi iftar i madh. Ky është aktivitet që organizohet për së katërti herë nga Forumi Rinor Islam Dega Kumanovë në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës. Iftari u mbajt në sheshin e qytetit, ku kishte diku 350 të pranishëm.
Të ftuar në këtë iftar, përveç anëtarëve e aktivistëve të FRI-së, ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Maqedonisë z. Xhelal Bajrami, përfaqësues të partive politike në vend, si edhe hoxhallarë, intelektualë, afaristë etj.
Aktiviteti nisi me thirrjen e ezanit nga ana e Shevair [...], kurse pas ngrënies së iftarit, fjala iu dha ushtruesit të detyrës kryetar i Degës dhe njëherazi sekretarit gjeneral të FRI-së z. Milazim Mustafës, i cili përshëndeti të pranishmit për përgjigjen pozitive të ftesës që ua kemi bërë, shprehu falënderim për donatorët pa harruar të falënderojë edhe aktivistët e FRI-së për kontributin e dhënë.
Për shkaqe objektive Kryetari i Komunës, z. Zoran Damjanovski, nuk mundi të marrë pjesë, por na dërgoi përshëndetje për mysafirët dhe aktivitetin.
Mbrëmja kuranore ishte një prej aktiviteteve që Forumi Rinor Islam ka organizuar për ramazanin e këtij viti. Lexues ishin: hafizat Shinasi Sulejmanoullu, Hasan Bajdemiri dhe Omer Ullusoji.
Forumi Rinor Islam Dega Kumanovë organizoi mbrëmje kuranore te Shtëpia e Kulturës në Kumanovë me fillim prej ora 22:30. Aktiviteti u dedikohej të dyja gjinive.
Përmbajtja e mbrëmjes ishte recitim me tertip të ajeteve të Kuranit me hafizat që enkas nga Turqia kishin ardhur. Gjithashtu në sfond kishte përkthim në gjuhën shqipe për ajetet që lexoheshin.
Shkupjanët u freskuan me tinguj Kuranor në Suli Han, Çarshi të Vjetër.
Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me komunën e Çairit, realizoi iftarin tradicional në sheshin Skenderbeu - Shkup dhe po të njëjtën nat edhe Mbrëmje Kuranore me hafiza nga Turqia dhe Kosova
Një nga aktivitetet që po realizon Forumi Rinor Islam në Ramazanin e këtij viti, është edhe iftari tradicional që realizon në afërsi të sheshit Skenderbeu në Shkup në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Kjo mbrëmje vazhdoi në Suli Han, në vendin historik të Çarshis së Vjetër me Mbrëmje Kuranore, aktivitet ky që nënkupton këndimin e Kuranit nga hafiza të mirënjohur.
Në evenimentet në fjalë, që u realizuan në dy vende të ndryshme, por, në të njëjtën natë, fjalën e rastit në iftarin tradicional e kishte kryetari i degës së FRI-së z. Qenan Ismaili i cili mes tjerash tha: Edhe ne shqiptarët dijm të organizojmë iftare të këtilla në ambiente të hapura, mu këtu në zemrën e çarshis e Shkupit, madje edhe me krenari prezantojmë në iftare të këtilla, për këtë i jemi mirënjohës edhe komunës së Çairit.
Për mbrëmjen Kuranore Suli Hani ishte i stërmbushur me dashamirët e Kuranit që kishin nderin të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje e quajtur Mbrëmje Kuranore. Në vendin e bukur historik, para vizitorëve të shumtë foli nënkryetari i FRI-së z. Zulqefli Sinani. Evenimenti në fjalë vazhdoi me zërat melankolik të hafizave nga Turqia Shinasi Sulejmanoulu, Omer Ulusoj dhe Hasan Bajdemir. Lexues nga Kosova ishte hfz. Ibrahim Beqiri.
Mbrëmje Kur'anore në Tetovë, aktivitet madhështorë
Forumi Rinor Islam Dega Tetovë, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, organizoi Mbrëmjen Kuranore me recitues kuranorë nga Tuqria. Ideja ishte që përmes këtij organizimi popullata jonë ta kuptojë rëndësinë e mesazhit shpirtëror që bart recitimi i Kuranit Famëlartë.
Manifestimin në fjalë e përshëndeti edhe ish-kryetari i FRI-së, z.Rufat Sherifi, i cili u shpreh se rëndësia e këtij organizimi nuk qëndron në faktin se FRI është i gatshëm të bëjë organizime të këtilla, por se synon ta lidhë botën shpirtërore me atë materiale, dhe përmes këtij bashkimi të krijojë baraspeshën humane, ai gjithashtu në fajilim e tij i cili në pika të shkurtëra foli edhe mbi rëndësine e Kuranit
Karakteristikë e kësaj Mbrëmjeje Kuranore ishte fakti që interesimi për të ndjekur këtë eveniment ishte tepoër i lartë veçmas për gjininë femërore, meqë vendet e rezervuara për ti ishin të pakëta.
Çastet e këndëshme dhe ambientin tejet relaksues na ofruan hafizllarët nga Turqia: Omer Ulusoj, Shinasi Sulejmamoulu dhe Hasan Bajdemir.
Gjithatu vlen të theksohet edhe ajo se para Mbrëmjes Kuranore, nga ana e Forumit Rinor Islam u shtrua një iftar për të rinj, në të cilën morrën pjesë edhe shumë mysafirë.
Ndryshe, është ky viti i katër me rradhë nga kur dega e FRI-së, në Tëtovë organizoi Mbrëmjen e parë Kuranore, që një vit më pas aktiviteti në fjalë të shtrihet në të gjitha qytetet ku ka degë Forumi Rinor Islam.
Aktivitetet e Mbrëmjeve Kuranore u përmbyllën në Kërçovë ky lexuesit nga Turqia me zërin e tyre nuk ngelën pa iu dhuruar çaste të këndëshme nga Kurani Fisnik edhe kërçovarëve.
Në fund vlen të cekët se edhe Sektori i Femrës pranë FRI-së, këtë Ramazan ariti që me sukses të realizoj në disa aktivitete të rëndësishme edhe atë duke realziuar Mbrëmje Kuranore në Shkup dhe Kumanovë, ndërsa në Tetovë dhe qyete tjera ishte e pranishme me tribuna enkas për këtë muaj të bekuar.