E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Interesimi është i lartë në konferencën që mbajta para tre ditësh ne kishim 2060 kërkesa sot kemi mbi 3500 kërkesa, dhe jam i bindur se deri në fund ne do kalojmë 5000 kërkesat për legalizim të objekteve”, tha Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Shtohet fluksi i qytetarėve pėr legalizimin e objekteve tė paligjshme








Shtohet interesimi për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në Gostivar dhe Tetovë. Ditëve të fundit numri i kërkesave për legalizim të objekteve në qytetin e Tetovës ka shkuar në 3000, ndërsa ky numër ka tejkaluar shifrën prej 3000 në Komunën e Gostivarit.

Tetova përndryshe llogaritet si komuna me më tepër ndërtime të egra, të cilat flitet se kanë “lulëzuar” pas viteve të 90-ta. Gjendja aspak më e mirë nuk është as në Komunën e Gostivarit, ku ndërtimet e egra arrijnë në 10 000 të tilla.

“Interesimi është i lartë në konferencën që mbajta para tre ditësh ne kishim 2060 kërkesa sot kemi mbi 3500 kërkesa, dhe jam i bindur se deri në fund ne do kalojmë 5000 kërkesat për legalizim të objekteve”, tha Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ministri i Transportit dje bëri apel që objektet pa leje të legalizohen sepse ato që do mbeten në të egër do të rrënohen. Ai me këtë rast u bëri thirrje qytetarëve sidomos atyre të Maqedonisë Perëndimore që të shpejtojnë dhe të aplikojnë për legalizimin e ndërtimeve të tyre.

“Ndaj të gjithë atyre të cilët nuk do të dorëzojnë kërkesa për legalizim do të veprohet në bazë të ligjit për ndërtim, përkatësisht do të duhet patjetër të rrënohen. Ndoshta jo menjëherë, por pas shqyrtimit të gjithë situatës”, tha Mile Janakievski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Numri ‘një’ i Gostivarit, këtë deklaratë të Janakievskit e cilëson si të pamatur.

“Më duket shumë joserioze deklarata e ministrit për transport dhe lidhje se t’gjitha ato objekte që nuk do aplikojnë për legalizim dikush do I prish. Një gjë e tillë është e pamundur pavarësisht se në ligjin për ndërtim ekziston një mundësi e tillë, ligji për legalizim bën ofertën e kundërt që të legalizohet kjo pronë të transformohet në pronë ekonomike dhe të jetë në dobi të qytetarëve shtetit, komunës”, tha Rufi Osmani/kryetar i Komunës së Gostivarit.

Por pavarësisht përplasjeve të autoriteteve shtetërore dhe komunale, duket se qytetarët pak para skadimit të afatit për legalizimin e objekteve, e kanë kuptuar seriozitetin e situatës.

“Kjo mundësi jepet një herë në 40 apo 50 vite dhe mirë është , këtë e kemi prit ne. Ka shumë objekte që me vite ekzistojnë dhe nuk kanë asnjëfarë dokumenti”, tha një qytetar.

“Kemi dorëzuar aplikacionin për legalizim ka një javë që e kam dorëzuar, është kjo në gjë e mirë për qytetarët”, tha një qytetar.

Por duket se procedurën e lehtë për legalizimi e objekteve, nuk do të mund ta shfrytëzojnë mërgimtarët që jetojnë jashtë vendit. Pikërisht për shkak të tyre, tanimë nga disa komuna thuhet se do të kërkojnë që afati për legalizimin e objekteve të shtyhet edhe pak.

Bashkim Sulejmani

Publikuar: 24.08.2011 | 15:46
Lexuar: 486 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime