Klubi nga San Siro është në kërkim të një zëvendësimi për Samuel Eto`o pas transferimit të tij te Anzhi Makhachkala dhe ka shënjestruar sulmuesin argjentinas.
Agjenti i Mauro Zarate ka konfirmuar interesimin e Interit për sulmuesin e Lazios.
Klubi nga San Siro është në kërkim të një zëvendësimi për Samuel Eto`o pas transferimit të tij te Anzhi Makhachkala dhe ka shënjestruar sulmuesin argjentinas.
Mauro aktualisht është lojtar i Lazios, nëse ka interesim të vërtetë nga ndonjë ekip që vendos të investojë, kjo nuk do të anashkalohet.
Presidenti i Lazios Claudio Lotito mendon se nuk ka nevojë të heqë dorë nga lojtari. Tani ka një interesim të shprehur nga Interi, ne do ta marrim një vendim me qetësi, ka thënë agjenti i lojtarit, Guiseppe Bozzo, për Sportitalia.