Misionet e Kosovës në Uashington, Bruksel dhe Rijad janë në kontakte të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe institucionet e BE-së për zbardhjen e fakteve, mirëpo ende nuk janë siguruar informacione të sakta nga Eritrea, vendi i fundit nga ku më datë 15 gusht është lajmëruar piloti Berisha.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është duke punuar intensivisht për evidentimin e saktë të vendndodhjes së pilotit shqiptaro-amerikan, James Berisha, i cili nuk i është lajmëruar familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij për më se një javë, thuhet në një njoftim të lëshuar për medie nga MPJ-ja.
Misionet e Kosovës në Uashington, Bruksel dhe Rijad janë në kontakte të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe institucionet e BE-së për zbardhjen e fakteve, mirëpo ende nuk janë siguruar informacione të sakta nga Eritrea, vendi i fundit nga ku më datë 15 gusht është lajmëruar piloti Berisha.
Sipas këtij njoftimi, mungesa e marrëdhënieve diplomatike me Eritrenë dhe keqësimi i marrëdhënieve të këtij vendi me shtetet partnere të Kosovës po e vështirësojnë komunikimin dhe hulumtimin rreth zbardhjes së fatit të pilotit shqiptaro-amerikan.
MPJ është duke punuar me kapacitete të plota në bashkëpunim me diplomatë perëndimorë në zbardhjen e fatit të plotit, që tash e sa kohë është angazhuar fuqishëm në
fushatë lobuese për njohjen e Kosovës, i mbështetur financiarisht edhe nga MPJ.
Në kuadër të misionit "Flying for Kosovo", James Berisha ditën e hënë (më 15 gusht) është lajmëruar për herë të fundit nga Asmara, Eritrea. Sipas pjesëtarëve të ekipit të tij, plani i Berishës ka qenë që të takohet me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Eritrea dhe të mërkurën, me datë 17 gusht të kthehet në Sudan.