E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Facebook në ndërkohë është duke punuar në krijimin e profilit të gjerë për individ të cilët nuk i shfrytëzojnë shërbimet e tij, sikur edhe personalizimin e profilit të anëtarëve të tij.
Like i Facebook-ut, e paligjshme





Komisionari Thilo Weichert, i cili punon për Qendrën për mbrojtjen e privatësisë (ULD) në shtetin verior gjerman Schleswig-Holstein, thotë që “Like” në Facebook është e paligjshme, shkruan “ZDNET”.

Ai potencon se vizita në rrjetin më të popullarizuar shoqëror në botë, si edhe shfrytëzimi i shtesave të saj sikur që është “Like”, kompanisë së Mark Zuckerberg-ut i mundëson përcjelljen e “shëtitjes” suaj në internet gjatë dy vjetëve të ardhëm.

Facebook në ndërkohë është duke punuar në krijimin e profilit të gjerë për individ të cilët nuk i shfrytëzojnë shërbimet e tij, sikur edhe personalizimin e profilit të anëtarëve të tij.

Të dhënat dërgohen në ShBA

Të dhënat për trafikun dhe përmbajtet i dërgohen serverëve të Facebook-ut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në bazë të të cilit pronari i sajtit merr analizën e shfrytëzimit.

Këto të dhëna janë interesante për reklamuesit, pra kompanitë e marketingut dhe kompanitë e tjera. Por, ata mund të shfrytëzohen edhe për qëllime të tjera, për shembull nga shërbimet policore dhe shërbimet e fshehta.

Në ULD janë të bindur se profilizimi i këtillë shkel ligjin gjerman dhe evropian për mbrojtjen e të dhënave. Përdoruesit nuk kanë mjaftueshëm informacione për atë se çka bëhet me të dhënat e tyre, ndërsa rregullat e Facebook-ut për shfrytëzim dhe niveli i sigurisë nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore.

Pason gjoba prej 50 mijë euro

Për këtë nga ueb-sajtet në Schleswig-Holstein u kërkua që deri në fund të shtatorit të këtij viti të largojnë faqet e tyre nga Facebook, si edhe “butonin” “Like”. Nëse refuzojnë ta bëjnë këtë gjë, rrezikojnë të dënohen me 50 mijë euro gjobë. Shfrytëzuesve të internetit nuk u rekomandohet përmbajtjet dhe shfrytëzimi i shtesave të rrjeteve shoqërore, si dhe Facebook-u në veçanti. Natyrisht në Facebook me këtë nuk pajtohen dhe pohojnë se janë në përputhje me ligjet evropiane në fuqi.

Publikuar: 25.08.2011 | 02:30
Lexuar: 480 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime