E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shpërthimi ka tronditur shtëpitë që gjenden në afërsi të kësaj fabrike. Një numër i banorëve të tyre kanë protestuar para hyrjes së kësaj fabrike, duke kërkuar ndërprerjen e punës së saj.
Njė shpėrthim trondit fabrikėn e “Ferronikelit”








Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmë, rreth orës 21:00, fabrikën e "Ferronikelit" në Drenas. Deri më tash nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin dhe pasojat eventuale të tij. Por, kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka deklaruar se në këtë incident nuk ka asnjë të lënduar.

Shpërthimi ka tronditur shtëpitë që gjenden në afërsi të kësaj fabrike. Një numër i banorëve të tyre kanë protestuar para hyrjes së kësaj fabrike, duke kërkuar ndërprerjen e punës së saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Baki Kelani. "Një shpërthim aksidental, pas shpërthimit disa familjarë që jetojnë afër fabrikës kanë dalur dhe kanë protestuar para objektit", ka thënë Kelani.

Këto familje ankohen prej kohësh për ndotjen e ambientit nga tymtarët e kësaj fabrike.

Publikuar: 25.08.2011 | 13:24
Lexuar: 415 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime